Shqipëria

BE-ja, e shqetësuar me drogat nga Shqipëria

Forcimi i grupeve të organizuara kriminale që flasin shqip në vendet e Bashkimit Europian, dhe që po marrin në dorë tregun e heroinës e kokainës në vende të ndryshme, sa vjen e po i shqetëson më shumë autoritetet europiane. 

“Grupe të tilla, që kontrollojnë tregun e kokainës, janë bërë një kërcënim domethënës”, deklaron Drejtori i Agjencisë së BE-së për Drogat (EMCDDA), Alexis Goosdeel, përcjell albinfo.ch

Ai thotë se nuk ka informacion se Shqipëria është një nyje kyçe për trafikimin e heroinës dhe kokainës. Goosdeel tha se dyshimet bazohen në zbulimin e një laboratory të heroinës vitin e kaluar dhe kapjen e 615 kilogramëve kokainë tek disa shqiptarë.