Bota
Papa Françesku: Çështjen e emigracionit duhet zgjidhur me drejtësi sociale
Papa Françesku tha se problemet me migracionin asnjëherë nuk mund të zgjidhen me barriera fizike, por kërkojnë drejtësi sociale dhe korrigjimin e pabarazive ekonomike në botë.
Këto komente Papa i bëri në nisjen e vizitës dyditore në Marok. Ai po ashtu ofroi mbështetjen e tij për përpjekjet e Mbretit të Marokut, Mohammed VI, për të përhapur një formë të moderuar të islamit, që nxit dialogun ndërfetar dhe kundërshton çdo formë të terrorizmit apo dhunës, duke u thirrur në emrin Zotit.
Në muajt e fundit çështja e migracionit ka nxitur debate në Afrikën Veriore, në shtetet evropiane dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është zotuar se do të përmbushë premtimin e tij elektoral për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit me Meksikën dhe të premten paralajmëroi se javën e ardhshme do të mbyllë kufirin, nëse Meksika nuk ndal migrantët që të vijnë në SHBA.
“Çështja e migracionit kurrë nuk do të zgjidhet duke ngritur barriera, duke nxitur frikë te të tjerët ose duke ua mohuar ndihmën atyre që me të drejtë aspirojnë një jetë më të mirë për veten dhe familjet e tyre”, tha Papa Françesku, gjatë një ceremonie në Marok, transmeton Reuters.
“Ne gjithashtu e dimë se konsolidimi i paqes së vërtetë vjen duke ndjekur drejtësinë sociale, e cila është e domosdoshme për të korrigjuar pabarazitë ekonomike dhe trazirat politike, që kanë pasur gjithmonë një rol të madh në gjenerimin e konflikteve dhe kanë kërcënuar gjithë njerëzimin”, tha Ati i Shenjtë.
Gjatë qëndrimit dyditor në Marok, Papa Françesku së bashku me Mbretin maroken do të vizitojnë Institutin e monarkisë që është themeluar më 2015 për trajnimin e imamëve.
Maroku, ku pothuajse 100 për qind e popullatës i takojnë besimit islam, thotë se është shtet ku ekziston toleranca fetare. Ky shtet ka ofruar trajnime për predikuesit myslimanë nga Afrika dhe Evropa, për atë që e përshkruan si islam të moderuar.
Kjo është vizita e parë e një Pape në Marok në 34 vjetët e fundit. Papa Françesku ka lavdëruar monarkinë e Marokut për ofrimin e “trajnimeve për të luftuar të gjitha format e ekstremizmit që çojnë në dhunë dhe terrorizëm, dhe që në çdo rast përbëjnë shkelje ndaj fesë dhe ndaj Zotit”.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë Policia dhe familja kërkojnë ndihmë për gjetjen e djalit të zhdukur që nga mëngjesi i sotëm... -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online














