Kosova
Rita Ora, përmes shitjes së një çante të veçantë, ndihmon gratë e Kosovës
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bashkëpunuar me brendin e modës “Escada” për të ndihmuar gratë në Kosovë.
Siç shkruan “hollywoodreporter”, Rita dhe “Escada” kanë krijuar një çantë të veçantë në formë zemre, e cila ka debutuar dje dhe do të kushtojë 1195 dollarë nëpër dyqanet e Escadas.
Brendi 41-vjeçar do të dhurojë 15 euro nga secila çantë që shitet për organizatën humanitare “Women for Women International” që ka synim të ndihmojë gratë viktima të luftës për të rikrijuar jetët e tyre, transmeton Koha.net, përcjell albinfo.ch.
Donacionet do të shkojnë për nismën e Orës që të ndihmojë viktimat e dhunës seksuale në Kosovë.
Rita Ora ishte largua nga Kosova në moshën njëvjeçare, ndërsa për këtë medium ka thënë se ka lidhje të forta me vendlindjen.
“Kthehem sa më shpesh që mundem, është një vend shumë i rëndësishëm për mua”, ka thënë ajo që vite më parë u shpall ambasadore e vendit nga ish-presidentja Atifete Jahjaga.
“Isha e nderuar vite më parë me këtë titull nga ish-presidentja Atifete Jahjaga”, ka thënë ajo, duke shtuar se do të kthehet në Kosovë në prill për disa aksione humanitare me UNICEF-in.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












