Kosova
Kundër ambasadorit, por shikoni sa ka investuar Zvicra në Kosovë
Vetëm gjatë periudhës 2017-2020, ambasada zvicerane ka njoftuar për projektet ku do të investohen 85 milionë franga zvicerane
Deklarata e ambasadorit zviceran në Kosovë, Jean Humbert Lebet, i cili ka thënë në Skenderaj se “po ndërton ujësjellësin, ndërsa ju po paguani veteranë të rrejshëm”, ka bërë bujë në Kosovë.
Kjo solli edhe reagimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e më pas edhe të Nasim Haradinaj, i cili u shpreh se, edhe në Zvicër ka veteranë të rrejshëm, duke e akuzuar ashpër ambasadorin zviceran për atë se çfarë ka thënë.
Më pas edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, iu kundërpërgjigj ambasadorit zviceran. “Nuk është ambasadori për me u marrë me ato. Publikisht para qytetarëve është e pakuptimtë me e lidhë një investim me një temë të ndjeshme, me veteranët e luftës. Sikur t’isha ai që marrë vendime, sot ia kisha çu letrën e largimit”, ka thënë ministri Lekaj, transmeton Gazeta Express, përcjell albinfo.ch.
Por, duket se po harrohen edhe investimet në Kosovë, dhe që Zvicra ka qenë një mike e Kosovës, duke e ndihmuar financiarisht, derisa ishte ndër vendet e para që e ka njohur Pavarësinë e Kosovës. Gjithashtu një numër i madh i mërgimtarëve jetojnë në Zvicër dhe kanë kontribuar me remitenca.
Investimet e Zvicrës pasluftës në Kosovë kapin shifrën e 100 milionë eurove. Vetëm gjatë periudhës 2017-2020, ambasada zvicerane ka njoftuar për projektet ku do të investohen 85 milionë franga zvicerane.
Zvicra mbështet Kosovën në përmirësimin e mjedisit të biznesit, duke riorganizuar dhe lehtësuar ambientin e të bërit biznes.
Për më tepër, Zvicra kontribuon në arsimin dhe aftësimin profesional me qëllim të ndërtimit të një sistemi funksional ku aftësitë e punëkërkuesve i plotësojnë kërkesat e tregut të punës.
Sot, Zvicra është partneri bilateral i tretë më i madh i zhvillimit në Kosovë.
Kompanitë zvicerane investojnë rreth 65 milionë franga çdo vit në Kosovë.
200 kompani zvicerane janë të vendosura në Kosovë që nga viti 2003. Së paku 100 mijë vizitorë nga Zvicra vijnë në Kosovë për çdo vit. Rreth 150 persona fluturojnë përmes avionëve çdo vit nga Zvicra në Kosovë.
https://www.albinfo.ch/zvicra-me-shume-se-100-milione-euro-investime-ne-kosove/
https://www.albinfo.ch/zvicra-15-vjet-prijese-ne-investimet-e-sektorit-te-ujerave-ne-kosove/
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë Një urë e dijes dhe përvojës në kuadër të “Swiss Medical School”, që bashkon diasporën mjekësore... -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë











