Kosova
Mbyllen lojërat e fatit në Kosovë
Pas votimit në lexim të parë të projektligjit që i ndalon gjitha lojërat e fatit, i cili u dërgua në Komisionin funksional për shqyrtim dhe u kthye sërish në Kuvendin e Kosovës për lexim të dytë, në të cilin ka kaluar dhe janë mbyllur të gjitha lojërat e fatit, përveç Lotarisë së Kosovës të bashkangjitura me dy amendamente të Komisionit për Buxhet dhe Financa.
Kryetari i këtij komisioni, Lumir Abdixhiku i paraqiti dy amendamentet përkatëse, i cili i ndalon të gjitha lojërat e fatit në tërë territorin e Kosovës dhe nenin dy që me këtë shfuqizohet Ligji i kaluar për lojërat e fatit dhe aktet nënligjore deri në zbatimin e tij, shkruan KP, përcjell Albinfo.
“Janë dy amendamente, neni i parë ndryshon në si në vijim, me këtë ligj ndalohet gjitha lojërat e fatit në tërë territorin e Kosovës. Dhe neni dy, se më këtë shfuqizohet Ligji për lojërat e fatit dhe aktet nënligjore për në zbatimin e tij. Ne kemi thënë që ish dashtë qeveria që të vij me ligj të veçantë si çdo shtet tjetër, ne i kemi kthyer lojërat e fatit në pikën zero”, tha ai.
Ndërkaq, deputetja dhe kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu tha se ka pasur dilema sa i përket licencave, sepse sipas saj ato janë pa afat.
“Ka pasur dilema sa i përket licencave, tash u njoftova se licnat janë pa afat, këtë duhet të konfirmojë ministri, e kishim të pamundur të diskutonim me të. Ne nuk kemi rekomanduar asgjë për seancë jemi pa rekomandim”, tha ajo.
Shefi i deputetëve të Nismës, Bilall Sherifi tha se kanë pasur paqartësi, mirëpo duhet të ketë një qëndrim.
“Jo vetëm që nuk kemi rekomandim të përbashkët, por nuk kemi fare rekomandim pikërisht se na mungonin sqarimet në disa çështje, vota e deputetit është për”, tha deputeti sherifi.
Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj tha do të votojnë për, mirëpo për përgjegjësit duhet t’i merr parlamenti për pasojat që mundet të ndodhin.
“Qeveria e ka kryer punën e vet, LDK-së dhe VV e kanë pruar një rezolutë në kuvend, në emër të AAK-së për votën vendosin si grup, ajo dihet. Për pasojat dhe përgjegjësin e merr Kuvendi i Kosovës”, tha ai, raporton KP.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik














