Bota
Kryeministrja britanike, e gatshme të japë dorëheqje
Kryeministrja britanike, Theresa May, ka thënë se është e gatshme të japë dorëheqje nga pozita e saj, në mënyrë të plani i saj për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian të miratohet në Parlamentin Evropian.
“Neve na duhet ta miratojmë marrëveshjen dhe të përfundojmë Brexitin”, u ka thënë May ligjvënësve, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e saj.
“Unë jam e gatshme të largohem nga kjo pozitë më herët se që kam synuar, në mënyrë që të bëj çfarë është e drejtë për shtetin tonë”, është cituar të ketë thënë ajo.
Ligjvënësit britanikë do të votojnë të mërkurën tetë mundësi për largim të Britanisë nga Bashkimi Evropian, në mënyrë që t’i japin fund bllokadës së krijuar në Parlamentin britanik për këtë çështje, transmeton Reuters.
Votimet, e ashtuquajtura treguese do të mbahen për një varg mundësish si: Brexit pa marrëveshje më 12 prill, krijimi i një tregu të përbashkët, marrëveshje për doganat, dhe plan për votim publik të marrëveshjes për Brexit, shkruan AlsatM, përcjell albinfo.ch.
Rezultati i votimit do të bëhet publik në orët e vona të së mërkurës, ka thënë kryetari i Parlamentit britanik, John Bercow.
Deputetët britanikë kanë votuar të martën për të marrë përsipër kontrollin e procesit të daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.
Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














