Bota
Paditen rrjetet sociale për pamjet e transmetuara nga sulmet në Zelandën e Re
Një grup që përfaqëson myslimanët francezë ka paditur Facebookun dhe YouTuben, për lejimin e transmetimit të pamjeve nga sulmet në Christchurch në platformat e tyre, ani pse këto kompani kanë thënë se e kanë pasur të pamundur të ndërprejnë transmetimet.
Sulmet e 15 marsit në dy xhami në Zelandën e Re, ku mbetën të vrarë 50 persona, u transmetuan drejtpërdrejt në Facebook dhe video, u kopjuan dhe u shpërndanë në të gjitha rrjetet e tjera sociale, transmeton kp, përcjell albinfo.ch.
Në padinë e Këshillit Francez të Besimit Mysliman thuhet se Facebook edhe Youtube lejuan transmetimin e pamjeve të dhunshme, duke i dhënë mbështetje terrorizmit ose akteve që tentojnë të shkelin dinjitetin njerëzor.
Padia është mirëpritur nga Shoqata Islame e Zelandës së Re.
Ata thanë se autori i sulmit kërkonte një audiencë dhe Facebook ia mundësoi që ai të reklamonte veten dhe krimin e tij.
E-Diaspora
-
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin Presidenti i Shqipërisë mori pjesë në manifestimin tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare - Vuthaj... -
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh -
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë -
Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë -
Kur ëndrra bëhet realitet: Katy Perry i këndon për ditëlindje Erës në Sunny Hill
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor












