Futboll
Xhaka beson se mund të shkojnë në Evropian
“Nëse luajmë së bashku mund të arrijmë Evropianin”, shton tutje mesfushori kuqezi
Fitorja ndaj Andorrës ka ngritur moralin në Kombëtaren shqiptare. Kuqezinjtë fituan bindshëm 3:0, duke marrë tre pikët e para në kualifikimet për Kampionatin Evropian “2020”.
I lumtur për fitoren ishte edhe mesfushori kuqezi, Taulant Xhaka. “Ishte shumë e rëndësishme fitorja. E kemi ditur se do të ishte e vështirë, sidomos fusha. E dinim se Andorra do të mbrohej dhe duhet të shfrytëzonim rastet”, ka thënë Xhaka për mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Kuqezinjtë në këtë ndeshje u drejtuan nga Ervin Bulku pas shkarkimit të Christian Panuccit.
“E vështirë ishte, pasi nuk kishim kohë ta analizonim Andorrën. Bulku bëri punë të mirë dhe kjo fitore na jep besim”, theksoi mesfushori i Baselit.
“Nëse luajmë së bashku mund të arrijmë Evropianin”, shton tutje mesfushori kuqezi.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi














