Autotech
Shqipëri: Fillon zhdoganimi i makinave të prodhuara nga viti 2005
Ka hyrë në fuqi ndryshimi në vendimin për zhdoganimin e automjeteve të vjetra. Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare.
Për të gjithë ata që kanë zhdoganuar makinat e vjetra, numri i të cilave arrin 60 mijë, por nuk kanë mundur t’i regjistrojnë, kanë afat deri më 31 dhjetor për regjistrim.
Makinat e vjetra që kanë hyrë në vend, por nuk po arrijnë të zhdoganohen për shkak të mosplotësimit të standardeve të shkarkimit të gazrave, kanë afat deri më 31 dhjetor të kryejnë procedurat, shkruan ktv, përcjell albinfo.ch.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, më 27 shkurt tha se në vend do të lejohen të hyjnë makina të vjetra të standardit “euro 4”, nga “euro 5” që parashikonte vendimi i mëparshëm.
Sipas këtyre ndryshimeve, qytetarët do të kenë mundësi të importojnë makina të prodhuara nga viti 2005. Vendimi i mëparshëm lejonte vetëm importin e makinave të prodhuara nga viti 2009.
E-Diaspora
-
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit Arben Ademi, shqiptari nga Zvicra që po lë gjurmë në industrinë e luksit me brendin ndërkombëtar... -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












