Bota
Parlamenti Evropian vendos për mosndërrimin e orës nga 2021
Parlamenti Evropian ka përkrahur propozimin që të ndalohet ndërrimi i obligueshëm i orës në vendet e BE-së.
Me këtë vendim zgjaten ditët gjatë verës. Propozimi parasheh që nga viti 2021 shtetet të vendosin – ose të mbajnë kohën aktuale verore ose të largojnë ndërrimin e orës që ndodh dy herë gjatë vitit.
Nën urdhrat aktualë të BE-së, të gjitha 28 vendet anëtare kalojnë në orën verore të dielën e fundit të muajit mars dhe kthehen në orën dimërore të dielën e fundit të tetorit, përcjell albinfo.ch.
Komisioni Evropian – përgjegjës për hartimin e ligjeve të BE-së, propozimin për ndalim të ndërrimit të orës e bëri gjatë vitit 2018, pas një konsultimi publik që rezultoi se 84 për qind e njerëzve ishin kundër ndryshimit të kohës verore e dimërore.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












