Kosova

Marrëveshja e Romingut nënshkruhet nga shtetet e Ballkanit javën tjetër

Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor javën tjetër do ta nënshkruajnë marrëveshjen e Romingut.

Pjesë e kësaj marrëveshjeje do të jetë edhe Kosova, njofton Klan Kosova, përcjell albinfo.ch.

Lajmin në mbledhjen e Qeverisë e ka bërë të ditur Valdrin Lluka, ministër i Zhvillimit Ekonomik.

Sipas marrëveshjes, deri më 2021 tarifat e Romingut ndërmjet këtyre shteteve do të jenë shumë të ulëta.

Në prill të 2018 në samitin e parë digjital të mbajtur në Shkup ishte paralajmëruar ulja e çmimeve të Romingut mes vendeve të Ballkanit.