Kosova
Clark kujton bombardimet e NATO-s dhe si parandaluan pastrimin etnik
“Ai donte të vazhdonte me spastrimin etnik, mirëpo NATO i tha JO. Ne ja bëmë me dije Millosheviqit se duhet të hiqte dorë nga Kosova dhe pas 78 ditësh, ai tërhoqi forcat ushtarake dhe policore”, deklaroi Wesley Clark
Gjenerali amerikan, Wesley Clark ka kujtuar 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Në një bisedë me korrespodentit të “RTV 21” në Nju Jork, Halil Mula, Clark ka thënë se ndjehet shumë krenar me popullin e Kosovës.
“Një vit më herët, NATO, nuk ka menduar se do të intervenonte në Kosovë, NATO nuk e ka kuptuar se do të duhej ta përdorte forcën. Ne besonim se Millosheviqi do të dëgjonte zërin e arsyes dhe do të ndalonte vrasjet dhe spastrimin etnik, por ai nuk ka dëgjuar. Madje edhe kur e kemi kërcënuar se do t’i aktivizojmë forcat ajrore, ai nuk dëgjonte. Edhe kur u soll në Rambuje dhe ju dha edhe një mundësi nga Presidenti i Francës, Zhak Shirak, ai përsëri nuk dëgjonte.
Ai donte të vazhdonte me spastrimin etnik, mirëpo NATO i tha JO. Ne ja bëmë me dije Millosheviqit se duhet të hiqte dorë nga Kosova dhe pas 78 ditësh, ai tërhoqi forcat ushtarake dhe policore dhe mbi 1 milion e gjysmë shqiptarë u kthyen në Kosovë në shtëpitë e tyre”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Ndër tjerash, Clark ka thënë se janë krenarë me forcat e NATO-s dhe me liderët e NATO-s që patën kurajon dhe krijuan rezolutën që t’iu ofrojnë ndihmë shqiptarëve në Kosovë. Kosova është vend i pavarur, ka ende punë për të bërë, por është shtet demokratik, po shkon në drejtimin e duhur.
“Një ditë do të anëtarësohet në NATO dhe në Bashkimin Evropian. E kisha për nder ta bëja, dhe ai ishte kontributi im jetësor.”, ka përfunduar Clark. Ndryshe, bombardimet e NATO-s në Kosovë kishin zgjatur 78 ditë, pas së cilës regjimi kriminel i Sllobodan Millosheviqit kishte kapitulluar duke tërhequr forcat nga Kosova e okupuar.
E-Diaspora
-
Pritje deri në 40 minuta në Dheu i Bardhë, ja gjendja në pikat kufitare Pritjet më të gjata regjistrohen në Dheu i Bardhë dhe Merdarë... -
“Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes -
Dy talentë të Prishtinës ftohen nga akademia e PSG-së -
Romë
Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri performojnë në një recital prestigjioz në Romë -
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore













