Kosova
Policia mbyll 22 lokale të masazhit në Prishtinë
22 lokale të masazhit janë mbyllur nga Policia e Kosovës, në aksionin “Masazha 2019”, i organizuar në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, Inspektoratin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Administratën Tatimore të Kosovës.
Sipas policisë, aksioni u realizua me inspektimin e 48 lokale, të cilat veprimtarinë e tyre e kanë masazhin, ndërsa vetëm gjatë këtij vitit janë arrestuar 18 persona.
Riza Murati, nga Drejtoria Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka bërë të ditur se gjatë kontrollit kanë hasur në pesë punëtore të mitura.
“Të inspektuara 48 lokale, prej tyre 22 të mbyllura për shkak të parregullsive. Janë hasur 211 punëtorë, prej tyre, 180 femra, 31 meshkuj. 20 shtetas të huaj, 11 të Shqipërisë, 6 Tajlandës, ka pasur të Italisë, Rumanisë, Gjermanisë. Janë hasur edhe 5 punëtore të gjinisë femërore, nën moshën 18-vjeçare. Kemi pasur dy raste në dy lokacione ku janë arrestuar 9 persona të dyshuar për veprën penale për prostitucion. Në total në vitin 2019, në sallone masazhi janë 18 persona në tri raste të ndryshme”, theksoi ai.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë









