Kosova
Sulmohet deputeti Slobodan Petroviq
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Slobodan Petroviq, është sulmuar sot në afërsi të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar vetë Petroviq gjatë një konference për media.
“Jam sulmuar fizikisht afër kësaj ndërtese, pasi që edhe ju e dini se muajve të fundit, personalisht ditëve të fundit, ndaj meje dhe partisë që unë e udhëheq është bërë një fushatë e egër”, ka thënë Petroviq.
Ai ka shtuar se personi i cili e sulmoi është Milan Kostiq, këshilltar i ish-ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo.
“Në mëngjes isha mysafir në programin e mëngjesit në RTK, aty i kam paraqitur disa të dhëna me ish-ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallo. Pastaj kam hyrë në një restorant këtu afër Kuvendit për të pirë kafe me disa miq, dhe personi që më sulmoi ishte këshilltari i Rikallos, Milan Kostiq, i cili për ne të gjithë nga komuniteti serb është i njohur për të keq, pasi që i njëjti në mënyrë të pandërprerë disa vjet me radhë në çdo mënyrë është munduar të më deskriditojë mua dhe partinë që unë e udhëheq, duke shkruar tekste të rrejshme, dhe kjo nuk i mjaftoi, i njëjti i ka kërcënuar edhe njerëzit sidomos në zgjedhjet e fundit, të cilët kanë votuar me Partinë Liberale serbe”, u shpreh Petroviq, ku tregoi se Kostiq i kishte thënë se “do ta thyej kokën”, përderisa mbante në dorë një shishe të qelqit.
Petroviq tha se ky sulm nuk është i rastit dhe se ata nuk mund ta frikësojnë, shkruan telegraf, përcjell albinfo.ch.
“Kjo nuk është e rastit, dhe ato mendime që i kam thënë edhe publikisht, mund të më sulmojnë edhe fizikisht, edhe të më vrasin, por unë nuk frikësohem”, tha Petroviq, i cili tregoi se për këtë gjë ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës.
Ai tha se ka lutur presidentin Vuçiq që të ndërpresë çfarëdo deklarate për të dhe të verifikojë faktet, pasi po flet vetëm me burimet e shërbimeve që i ka.
“Me atë shpresë i kam argumentuar se të gjitha ato janë vetëm mashtrime. Pas asaj letre kryetari i Serbisë nuk është paraqitur apo dëgjuar më, por ka pasur veprime nga Lista Serbe, që janë udhëhequr nga drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Gjuriq dhe të gjitha janë të pavërteta”, u shpreh Petroviq.
Ndërkohë në një reagim të Listës serbe pretendohet se është pikërisht Milano Kostiq ai që është sulmuar nga ana e Slobodan Petroviqit.
Kështu, siç thuhet ndër tjera, Lista serbe ka kërkuar që “policia dhe prokurorët të marrin të gjitha veprimet e nevojshme që Slobodan Petroviq dhe Boban Stankoviq të ndiqen dhe të dënohen, sepse kjo sjellje është absolutisht e papranueshme”.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë















