Bota
Tregtia botërore e mallrave të falsifikuara, 460 miliardë euro në vit
Tregtimi i mallrave të falsifikuara arrin në 460 miliardë euro në vit, sipas një vlerësimi i ri të Zyrës së Bashkimit Europian për të Drejtën e Autorit (EUIPO) dhe të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OCDE).
”Shitja e mallrave dhe produkteve të falsifikuara arrin kështu 3,3% të tregtisë botërore, kundrejt 2,5% gjatë vlerësimit të mëparshëm më 2016”, bëjnë me dije dy institucionet në një komunikatë, duke cituar një rritje të konsiderueshme.
Vetëm në Bashkimin Europian mallrat e falsifikuara dhe mallrat kontrabandë arrijnë deri në 121 miliardë euro, ose 6,8% të numrit të përgjithshëm të importeve të BE-së, sipas raportit EUIPO-OCDE të 2019-ës, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Kjo shifër shënon gjithashtu një rritje të madhe në raport me 5% të vlerësuara në raportin e 2016-ës.
‘’Mallrat e falsifikuara dhe pirateria janë një kërcënim i madh për shpikjet dhe rritjen ekonomike si në nivelin e BE-së, ashtu dhe atë botëror’’, paralajmëroi drejtoresha ekzekutive e EUIPO-s, Christian Archambeau, cituar në komunikatë.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














