Kosova
Detaje nga vrasjet në Suharekë
Një i ri dhe një i moshuar u vranë në komunën e Suharekës. 32-vjeçari J.A. nga Mushtishti u gjet i vdekur në një kazino, ndërsa 64-vjeçari I.G. dyshohet se u vra nga vëllai i tij 72 vjeçar në Studenqan për një pronë

Brenda tri orëve, nga arma e zjarrit u vranë dy burra në Suharekë dhe mbeti e lënduar rëndë një grua (familjare e vëllezërve nga Studenqani).
Jetmir Aliaj dyshohet se u vra për përfitime materiale. Kështu tha një burim. “Qëllimet kanë qenë përfitimet, dyshohet se pati të bëjë me përfitime”, tha ai, raporton Gazeta Express.
Për këtë rast ka reaguar edhe Inspektorati Policor. Përmes një komunikate për media IPK thotë se Sh.S zyrtar policor me gradën e rreshterit është arrestuar nga policia për dyshime të përfshirjes në këtë vrasje, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq, I.G. dyshohet se u vra nga vëllai për shkak të mosmarrëveshjes rreth trashëgimisë (kontest pronësor). Aty u lëndua rëndë edhe një grua rreth 43 vjeçe, familjare e viktimës dhe e dorasit.
“Motivet janë rreth trashëgimisë…kontesti pronësor”, tha ky burim.
Për këto ngjarje tragjike Policia e Kosovës ka mbajtur një konferencë për medie. Aty janë dhënë detaje se si kanë ndodhur dy vrasjet.
Për vrasjen e J.A është arrestuar një rreshter i policisë si i dyshuar kryesor.
“Në orën 9:47 në rrugën “Skënderbeu”, në fshatin Reshan, kemi marrë informatën se një person i gjinisë mashkullore është i shtrirë në një kazino. Me të shkuar në vendin e ngjarjes, u mësua se i njëjti u vra me armë zjarri dhe është pa shenja jete. Bëhet fjalë për J.A. nga Mushtishti. I dyshuari i vrasjes është pjesëtar i Policisë së Kosovës, atij i është bërë bastisja në banesë. Është marrë arma e zjarrit, disa telefona dhe pajisje tjera dhe është arrestuar”, tha policia.
Rasti i dytë ka të bëjë me vrasje brenda familjes. Mësohet se viktima ka pasur më parë probleme me ligjin.
“Në orën 11:50 kemi marrë informatën se ka gjuajtje me armë zjarri në një familje në Studenqan. Një i vdekur dhe një e plagosur aksidentalisht. Motivi dyshohet të jetë për çështje pronësore. Viktima ka qenë i arrestuar edhe më herët”, tha policia.
“Dy kufomat janë dërguar në mjekësinë ligjore, ndërsa e plagosura është jashtë rrezikut për jetën”, tha policia, transmeton Gazeta Express.
Rastet po hetohen nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria. Ndryshe, në tre vjetët e fundit, viti 2018 cilësohet si viti me më së shumti vrasje në Kosovë. Policia tha se në vitin 2018 u vranë 35 persona, në vitin 2017 ndodhën 27 vrasje, ndërsa në vitin 2016 ndodhën 26 vrasje.
Mbyllen kazinotë
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka kërkuar mbylljen e kazinove.
I pari i kësaj Komune ka urdhëruar sot Drejtorinë e Inspektoratit dhe po ashtu ka kërkuar mbështetjen e Policisë në Suharekë, për një operacion verifikimi në të gjithë këto objekte, ku zhvillohen lojërat e fatit.
“Në emër të qytetarëve të Komunës së Suharekës, kërkoj nga institucionet përkatëse që të marrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, për mbylljen e kazinove në Komunën e Suharekës”, ka thënë Muharremaj, transmeton Indeksonline.
I njëjti ka shtuar se do të jetë afër qytetarëve të Komunës së tij, që për aq sa i mundëson ligji të jetë në mbrojtje të interesave të tyre.
Ndryshe, duhet përkujtuar që gjatë ditës së djeshme një i ri u vra në një kazino të kësaj komune dhe i dyshuar për këtë rast është një rreshter policor.
E-Diaspora
-
Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster Ajo ka përfunduar me sukses dy drejtime studimi dhe ka marrë dy tituj akademikë...
-
Ekspozita “Gjergji në Art”, nderim artistik për 620-vjetorin e lindjes së Skënderbeut
-
Rrënjët që nuk thahen: Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri