Shkurt.ch
Qytetarët e Baselit besojnë më pak në fe
Në Basel bie besimi në religjione. Ndërmjet 1980 dhe 2012 numri i atyre që nuk predikojnë asnjë religjion është rritur nga 24.9 në 44.7 për qind
Kisha Reformiste dhe Kisha Katolike kanë humbur në këtë periudhë më shumë se gjysmën e besimtarëve të tyre .
Komuniteti fetar më i madh me 30’880 anëtarë i përket Kishës Reformiste. Pastaj vjen me 29.464 anëtarë Kisha Katolike. Kisha më e vjetër katolike ka 1273 anëtarë dhe komuniteti hebre në Basel numëron 1.000 anëtarë më pak se një për qind .
Nga ana tjetër është rritur numri i myslimanëve në Basel-Stadt. Nga 1980 deri 2012 janë shtuar nga 2009 në 17.888 ose 9.3 për qind të popullsisë. Megjithatë edhe përqindja e myslimanëve në pesë vitet e fundit kanë shënuar rënie, tha Christa Moll nga Zyra e Statistikave.
Siç raporton “BaslerZeitung” në mesin e myslimanëve të Baselit rreth 15 për qind janë aktiv në një shoqatë apo xhami .
Si do që të jetë janë rreth 86.000 laikë në qytetin e Baselit, që nuk duan të dinë asgjë për fenë
Nga ana tjetër thuhet të jenë shënuar pak konfliktet fetare në jetën profesionale dhe private në zonën e Bazelit.
Si një mjet informacioni dhe komunikimit që nga viti 2007 ekziston Tryeza e Rrumbullakët e Religjioneve të Baselit, të cilin e menaxhojnë dy organizata ombrellë (Basler Muslim Kommission und Evangelische Allianz)
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













