Bota
Detaje tjera nga sulmi në Zelandën e Re, kënga serbe i referohet “kasapit të Bosnjës”
Sipas kësaj gazete, kënga serbe i referohet “kasapit të Bosnjës”, Radovan Karaxhiq, ish-liderit të serbëve të Bosnjës, i cili është dënuar për krime lufte
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka thënë se 49 persona kanë vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosur rëndë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në dy xhami në qytetin, Kristçërç.
Ajo e ka përshkruar këtë ngjarje si sulm terrorist dhe një nga “ditët më të rënda” për këtë vend.
Policia ka konfirmuar se një burrë në të 20-at është akuzuar për vrasje dhe do të paraqitet para gjykatës në mëngjesin e së shtunës, raporton “REL”.
Dy burrat e tjerë dhe një grua janë ndaluar po ashtu afër zonës ku janë konfiskuar armët e zjarrit, ka thënë komisionari policor, Mike Bush.
Ai ka thënë se policia është siguruar se një nga personat e ndaluar nuk ka qenë i përfshirë në incident, dhe zyrtarët janë duke punuar për të kuptuar nëse dy personat e tjerë kanë qenë të lidhur me rastin.
“The Sideny Morning Heraled” ka raportuar se në videon e njërit prej sulmuesve të dyshuar dëgjohen dy këngë, njëra serbe dhe tjera gjermane.
Sipas kësaj gazete, kënga serbe i referohet “kasapit të Bosnjës”, Radovan Karaxhiq, ish-liderit të serbëve të Bosnjës, i cili është dënuar për krime lufte.
Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, ka thënë se një nga të arrestuarit është qytetar australian.
Ai e ka përshkruar të dyshuarin e sulmit si “terrorist të dhunshëm të ekstremit të djathtë”.
I dyshuari australian besohet të ketë publikuar një manifest, në të cilin ka bërë të ditura qëllimet e tij, të bazuara në ideologji anti-imigrante dhe të ekstremit të djathtë.
Ai po ashtu duket se ka publikuar disa video në rrjetin social, Facebook, derisa ka kryer sulmin në xhami.
Policia i ka bërë thirrje publikut që të mos shpërndarjë këto pamje “jashtëzakonisht shqetësuese”.
Rrjeti social, Facebook ka thënë se ka bllokuar llogaritë e sulmuesit në dyshuar në Facebook dhe Instagram dhe se është duke punuar që të largojë të gjitha pamjet që kanë rrjedhur nga ai postim.
Dëshmitarët u kanë thënë mediave lokale se kanë vrapuar kur kanë parë njerëz që janë përgjakur jashtë xhamisë, Al Noor.
Një burrë ka thënë të ketë qenë në xhaminë Al Noor dhe ka përshkruar sulmuesin si njeri të bardhë, që ka pasur të veshur një jelek antiplumb.
Ai ka thënë se ky person ka nisur sulmin në xhami, derisa besimtarët kanë qenë duke u lutur.
“Ai ka pasur armë të madhe, ai ka ardhur, ka nisur sulmin ndaj secilit në xhami, gjithandej”, ka thënë Ahmad Al-Mahmoud. Ai ka thënë se bashkë me shumë persona të tjerë kanë ikur përmes një xhami të thyer.
Një xhami e dytë në lagjen Lajnvud, është evakuuar derisa komisionari Bush ka thënë se dhjetëra viktima janë raportuar në të dyja vendet.
Autoritetet kanë këshilluar për mbylljen e të gjitha xhamive deri në njoftimin e radhës, duke thënë se ngjarja e së premtes ka qenë e pashembullt.
Kryeministri australian, Scott Morrison ka kërkuar që në shenjë respekti për të gjithë të vrarët, flamujt të vendosen në gjysmë-shtizë.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













