Kosova
Hoxha ende shpreson në liberalizimin e vizave
Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor, të cilët nuk mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen.
Kosova po pret që në Parlamentin Evropian (PE) të përfundojnë zgjedhjet, në mënyrë që të mund të lëvizet përpara me një vendimmarrje, sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës në zonën Schengen.
Kështu tha ministrja e Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, gjatë një konference për media.
“Po shpresojmë dhe po kërkojmë që pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian të krijohet një moment i ri dhe në takimin e qershorit të Këshillit të ministrave (të Bashkimit Evropian) të kemi një vendim”, tha Hoxha, transmeton “REL”.
Zgjedhjet në Parlamentin Evropian do të mbahen gjatë muajit maj, përcjell albinfo.ch.
Ministrja Hoxha tha se Kosova gjendet në hapin e fundit sa i përket liberalizimit të vizave, duke theksuar se shteti ka përmbushur të gjitha kriteret që i janë vënë për këtë proces.
Ajo tha se tani është faza ku shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, duhet të votojnë veç e veç për çështjen e liberalizimit të vizave, dhe sipas saj, shtetet e BE-së po presin që të përfundojnë zgjedhjet në PE dhe më pas të marrin vendim.
“Duke parë që jemi në prag të zgjedhjeve në Parlamentin Evropian, asnjë nga shtetet anëtare nuk janë optimiste që do të mund të lëvizim përpara para këtyre zgjedhjeve”, tha ministrja Hoxha.
E-Diaspora
-
Pritje deri në 40 minuta në Dheu i Bardhë, ja gjendja në pikat kufitare Pritjet më të gjata regjistrohen në Dheu i Bardhë dhe Merdarë... -
“Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes -
Dy talentë të Prishtinës ftohen nga akademia e PSG-së -
Romë
Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri performojnë në një recital prestigjioz në Romë -
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore













