Integrimi
Katër liberalë shqiptarë, në garë për Parlamentin e Kantonit të Cyrihut
Ishte ky një organizim, si pjesë e fushatës zgjedhore për Parlamentin Kantonal të Zürich-ut, i organizuar nga 4 kandidatët me prejardhje shqiptare të Partise FDP, Arbela Statovci, Albane Selimi, Përparim Avdili dhe Ylli Doko

Politikë, verë, shoqëri të mirë si dhe një shkëmbim kulturor mjaft aktiv. Kështu mund të përmblidhet në pika të shkurta ngjarja e djeshme me temën “ Cili është kontributi i Secondove në suksesin e Zürichut?”.
Ishte ky një organizim, si pjesë e fushatës zgjedhore për Parlamentin Kantonal të Zürich-ut, i organizuar nga 4 kandidatët me prejardhje shqiptare të Partisë Liberale (FDP), Arbela Statovci, Albane Selimi, Përparim Avdili dhe Ylli Doko.
Ngjarja në fjalë fillimisht kishte në podium ndërmarrësit e rinj Arbela Statovcin dhe Burim Hasanin si dhe anëtarin e Dhomës së Ulët të Parlamentit Federal të Zvicrës, Ruedi, Noser.
Në diskutimet intensive që zhvilloheshin në mesin e mysafirëve në podium, nën moderimin e Ermira Ljutvia nga Albinfo.ch, theksi vihej padyshim tek vlerat e përbashkëta, si dhe motivacioni dhe progresi politik.
Gjatë fjalës së saj, Arbela, si një ndërmarrëse e re, i vlerësoi pjesëtarët e gjeneratës së dytë të emigrantëve (Secondos) si mjaft aspirues, ambiciozë, dinamikë dhe ndërmarrës. Sipas saj, ata duan që të arrijnë diçka në jetë, siç është themelimi i kompanive të ndryshme, krijimi i vendeve të reja të punës si dhe marrja e përgjegjësisë.
Po ashtu edhe ndërmarrësi tjetër, Burim Hasani, potencoi rëndësinë që politikanët duhet t`i japin mendimit dhe veprimit që ofron zgjidhje më praktike.
Pas një pauze, si pjesë e podiumit u paraqit edhe Carmen Walker Späh, nga Qeveria Kantonale e Zürichut, që vjen nga radhët e FDP.
Që të dy, edhe zonja Walker Späh si dhe politikani Noser, theksuan se sa shumë e rëndësishme është prejardhja e secilit prej nesh, e që mohimi i saj është një gabim shumë i madh.
Pos Ermirës, në rolin e moderatorëve ishin edhe Përparimi dhe Ylli, te cilet kontribuan në debat.
Si fund, për të ftuarit u përkujdesën Vera Statovci dhe Ilir Derbaci, të cilët sollën një atmosferë të këndshme me këngë të përzgjedhuar shqip dhe gjermanisht.
Ndërsa aktori Mentor Bajrami, u paraqit me një pjesë të shkurtër komike, duke bërë që të ftuarit të ndjeheshin edhe më mirë.
Po ashtu, edhe “Kosova Wine” bashkë me Kujtimin, freskuan të pranishmit me verëra dhe pije tjera nga Kosova, ndërsa specialitetet tjera kosovare si mantia dhe flia, vetëm për pak kohë qëndruan në tavolina, pasojë e interesimit te madh të të ftuarve.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar Një mjek shqiptar në Kanada ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë...
-
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026