Kosova
Kosovë: Protestohet kundër dënimeve të ulëta nga drejtësia
Qytetarë dhe familjarë të Lendita Abdullahut dhe Florijeta Rugovës janë mbledhur për të protestuar të mërkurën para Gjykatës Themelore të Prishtinës. Dy gratë u goditën për vdekje nga L.M., të cilin gjykata e dënoi me 3 vjet e gjysmë burgim dhe e la të mbrohet në liri, ani se u konstatua se për shkak të shpejtësisë së madhe ai e shkaktoi aksidentin.
Me këto thirrje protestuesit kanë kërkuar që vendimi i Gjykatës Themelore për dënimin e ngasësit L.M. të rishqyrtohet nga Gjykata e Apelit, përcjell albinfo.ch.
Lendita Abdullahu, 30- vjeçare, e cila la pas një djalë 21 muajsh, si dhe Florijeta Rugova, 23- vjeçare, ishin goditur më 22 tetor të 2018-s në vendkalimin për këmbësorë në Rrugën B.
Lendita Abdullahu vdiq pak orë pas aksidentit në QKUK, ndërsa Florijeta Rugova disa ditë më vonë.
E-Diaspora
-
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit Gruaja kishte qëndruar 101 ditë në Gjermani, duke tejkaluar afatin prej 90 ditësh të lejuara pa... -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së











