Kosova
Kosova përsëri aplikon për INTERPOL
Kosova sërish ka aplikuar për t’u bërë anëtare e Organizatës Ndërkombëtare Policore (INTERPOL) dhe kërkesa e saj tashmë është pranuar nga kjo organizatë, konfirmojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Kosovës, Izmi Zeka, thotë për Radion Evropa e Lirë, se Kosova ka parashtruar kërkesën për anëtarësim në INTERPOL, më 31 janar të këtij viti, shkruan kohanet, përcjell albinfo.ch.
“Është konfirmuar edhe nga INTERPOL-i që është pranuar kërkesa e Republikës së Kosovës. Tash janë çështje teknike dhe aspektet politike që duhet t’i bëjë Kosova në kuadër të angazhimeve të saj diplomatike, në mënyrë që kur të mbahet seanca e INTERPOL-it, atëherë ne të shohim gjendjen se si do të shkojë. Por, megjithatë besojmë që ky vit do të jetë me angazhime më të mëdha, në mënyrë që Kosova të jetë e barabartë me të gjitha shtete tjera dhe të ketë kyçje të drejtpërdrejtë (në INTERPOL)”, tha Zeka.
Në anën tjetër, autoritetet e Serbisë kanë thënë se janë duke u përgatitur që ta kundërshtojnë pranimin e Kosovës në INTERPOL dhe në organizatat tjera ndërkombëtare.
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, javën e kaluar e ka cilësuar veprim vetëvrasës aplikimin e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL.
“Kosova sërish është paraqitur që të pranohet në INTERPOL. Duhet ta them që nuk e kuptoj këtë nevojë të Kosovës për veprime të tilla vetëvrasëse, sepse do të humbin me rezultat shumë më keq sesa që kanë humbur. Mund të paraqiten edhe për (anëtarësim në) UNESCO. Kështu që, ne po përgatitemi për një luftë të tillë”, ka theksuar Daçiq.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pritje deri në 40 minuta në Dheu i Bardhë, ja gjendja në pikat kufitare Pritjet më të gjata regjistrohen në Dheu i Bardhë dhe Merdarë... -
“Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes -
Dy talentë të Prishtinës ftohen nga akademia e PSG-së -
Romë
Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri performojnë në një recital prestigjioz në Romë -
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore














