Gruaja
Ardita Statovci shkëlqen me koncertet e saj në Gjermani
"Variacione dhe Fugë mbi një temë të Händel-it op.24", me të cilat ArditaStatovci ishte brilante" ... një kualitet superelitar" .... "lojë e kristaltë margaritarësh të Sonatës së Moxartit KV 567"...
Tani më në listën e pianisteve me renome botërore, Ardita Statovci, vazhdon sukseset e saj me lojën e saj brilante. Ajo ka pushtuar skenat e njohura botërore të muzikës klasike qe nga Njujorku, Londra, Berlini, Boni, Vjena, Roma. Vet të qenit prezantuese e prodhuesit më të njohur në botë të pianove „Steinway&Sons” të preferuara nga 98% e pianistëve, tregon për vlera të larta të artistes sonë. Ardita modeste, e sinqertë flet pak, puna e saj flet shumë.. Edhe për ne, për imazhin tonë në botë si shqiptar.
Kritikët profesionistë të artit të muzikës klasike, veçan në shtypin gjerman e vlerëson lartë lojën e Arditës. E vlersuan “…një kualitet superelitar” …. “lojë e kristaltë margaritarësh të Sonatës së Moxartit KV 567” ( autor, BalduinSulzer : Kronenzeitung). “Kur ajo pastaj për Bis e bëri të rrëshqiste si margaritar një pjesë bravuroze nga GyörgyKurtag, ishte e qartë: emri Statovci duhet të mbahet mend. /Telegrafi/
Koncerti i fundit i Arditës ishte në Passau të Gjermanisë la mbresa mahnitëse interpretuese. Gazeta vendore “”PassauerNeuePresse” në artikullin e shkruar nga kritikja DorotheaWalchshäusl me titull”E sinqerte, e qartë dhe shumë prekëse” të datës 21 shtator mes tjerash shkruan: Pianistja shqiptare ArditaStatovci bindëse ne piano-projektin Nr. 119 tek Piano Mora (Passau, Gjermani). Mund të studiosh biografinë e saj impresive, t’ia kthesh buzëqeshjen e dashur ose të përshëndetësh koncipimin e programit që ajo bën. Por kush dëshiron ta njohë Ardita Statovcin përtej kësaj, duhet ta dëgjojë atë se si luan Bach-un. Të enjten mbrëma pianistja shqiptare ishte mysafire tek Piano Mora në Passau dhe për dëgjuesit ajo u shfaq si interpretuese serioze që entuziazmonte- e sinqertë, e qartë dhe shumë prekëse
Tani, se si ArditaStatovci luan Partitën nr. 1 në B-Dur nga Bach-u, i gjason krijimit të një skulpture të matur, të përfunduar e të përkryer. Pa rezervim fals, ajo vë duart thellë në taste, lëmon, zdrukthton, modelon dhe formëson. Ajo çka krijohet në fund, nuk është më vetëm tekst prej notash dhe nuk është më vetëm vepër e ngurtë arti, por është gjallëri e pastër, lumturi e jetës dhe ndjesi e përjetuar thellësisht.
Virtuoze, me inteligjencë të lartë dhe përplot gëzim fëmijëror, Pianistja luan me muzikën, e grishë atë, e bën të vallëzoj, të këndoj dhe të drithëroj me intimitet. Këtu Bach-u guxon të tërbohet, të ulërij, ai guxon të bëj shaka djallëzore, të dashuroj ndjeshëm dhe të psherëtij. Secilën shprehje Statovci e krijon të re, asnjë përsëritje nuk i ngjason paraprakes, transparente dhe në mënyrë të përkryer e balancuar është kultura e saj tingullore, me shumë nuanca dhe me një pasuri ngjyrash të lojës pianistike.
Përkrah Bach-ut, këtë mbrëmje pianistja paraqet vepra tjera të shumanshme që përshtaten në program: Impromtu-në nr. 2 në es-Dur nga Schubert-i, të interpretuar thellësisht ëmbël. Marshin e rrëmbyeshëm motorik “AllaTurka” nga bashkëkohësi Fahri Beqiri, të luajtur me virtuozitet dhe tingull të plotë. Alleluia-n e stuhishme si himn nga Franz Liszt-i. Dhe në fund nga JohannesBrahms-i “Variacione dhe Fugë mbi nj temë të Händel-it op.24”, me të cilat ArditaStatovci ishte brilante ,duke mënjanuar çdo efekt- show-bërës, me teknikë të pjekur, fuqi krijuese të diferencuar dhe përkushtim absolut.
Një mbrëmje intime dhe e jashtëzakonshme me një artiste, që i ka hapur të gjitha dyert.”
Vlen të thuhet se çdo koncert ku luan Ardita sallat janë të mbushura me artdashës të muzikës klasike. Forma e paraqitjes së saj është art në vete, buzëqeshja, shprehjet, qëndrimi me plot respekt reflekton bindshëm në një personalitet me kulturë. Gjithmonë qëndron krenare në përkatësinë kombëtare shqiptare. Ajo është nderi i artit, kulturës dhe kombit.
Hazir Mehmeti
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












