Bota
Sa më shumë fëmijë, aq më pak taksa
Moska e ka projektuar koston e kësaj në rreth 466 milionë dollarë vetëm për vitin 2020, por shtoi se do të përfitojnë 600,000 familje
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka premtuar përjashtime tatimore, lehtësi në huamarrje dhe para fizike, për të mbështetur familjet që “prodhojnë” më shumë fëmijë. Gjatë fjalimit të tij për “Gjendjen e Shtetit”, Putin prezantoi disa masa që do të përmirësojnë kushtet e jetesës.
Duke i vënë theksin familjeve, lideri rus tha se hapi i parë për të rritur të ardhurat është ulja e barrës tatimore.
Presidenti shtoi se do të heqë 5 metra katror sipërfaqe të tatueshme nga pronat rezidenciale, për çdo fëmijë që lind në një familje.
Pronësia e truallit në mbi 600 metra katrorë do të jetë gjithashtu e përjashtuar nga taksat. Familjet me 3+ fëmijë do të përfitojnë një pagesë prej 6,840 dollarë për të ulur kreditë hipotekore, transmeton ‘Scan’.
“Nëse e shtojmë këtë shumë me fondin e përfitimit të lindjes, që mund të përdoret gjithashtu për të paguar kreditë hipotekore, vlera arrin në 13,700 dollarë dhe në shumë zona të Rusisë, kjo do të jetë një sasi e madhe për të përballuar kostot e jetesës. Parimi është i thjeshtë, bëj më shumë fëmijë të paguash më pak taksa”, përcjell albinfo.ch.
Aktualisht, familjet në Rusi mund të aplikojnë për 2% zbritje të kredive hipotekore, të subvencionuar nga Qeveria ruse. Lideri rus tha se përfitimet kanë qenë të ulëta, për shkak se subvencioni zgjati për pak vite.
Ai premtoi një lehtësim që do të arrijë kohëzgjatjen e kredisë. Moska e ka projektuar koston e kësaj në rreth 466 milionë dollarë vetëm për vitin 2020, por shtoi se do të përfitojnë 600,000 familje.
Ndër masa të tjera përfshiheshin dyfishimi i përfitimeve për familjet me fëmije më aftësi të kufizuara. Më herët gjatë muajit, Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban lajmëroi një lëvizje të ngjashme.
Ai prezantoi masa si përjashtimin nga tatimi ndaj të ardhurave dhe faljen e kredive për gratë që rrisin 4 fëmijë.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje










