Integrimi
Kosovarët, më së shumti rritje të kërkesave për azil, pas sirianëve
Numri i kosovarëve pas atij të sirianëve ka shënuar ngritjen më të madhe, gjegjësisht 11 për qind në krahasim me muajin paraprak. Gjithsej 94 kosovarë kanë kërkuar strehim në Zvicër gjatë gushtit
Gjatë gushtit të këtij viti në Zvicër ka vazhduar trendi i zvogëlimit të numrit të kërkesave për azil. 1554 veta janë paraqitur si azilkërkues gjatë muajit gusht, që është për 15% më pak se në muajin korrik, kur ishin 1819 veta. Ndërsa edhe më e madhe është rënia e numrit të kërkesave për azil nëse krahasohet me gushti e vitit 2012, plot 44 për qind, ose 1234 më pak, njofto Zyra Federale për Migracion (BFM) në një komunikatë të saj.
Megjithatë, ka rritje të numrit të azilkërkuesve nga disa vende. Rritja më e madhe është regjistruar te sirianët. Azilkërkues nga ky vend gjatë gushtit ka 23% më shimë se gjate korrikut. Numri i kosovarëve pas atij të sirianëve ka shënuar ngritjen më të madhe, gjegjësisht 11 për qind në krahasim me muajin paraprak. Gjithsej 94 kosovarë kanë kërkuar strehim në Zvicër gjatë gushtit.
Radhitja e numrit të kërkesave të azilit sipas vendeve të prejardhjes duket kështu: Eritrea, 267 kërkesa, ose 4% më pak se në korrik, Siria, 124 kërkesa (+23%), Kosova 94 (+11%), Nigeria 94 (-34%), Tunizia 94 (+8%), Afganistani 75 (-12%) etj.
Marrë në përgjithësi, në Zvicër gjatë tetë muajve të këtij viti kanë kërkuar azil 14398 veta, numër ky që është për 5609 ose për 28% më i vogël se në periudhën e njëjtë të vitit 2012. Në raport me shtetet tjera të Evropës, gjatë vitit 2012 Zvicra kishte një rritje prej 27% të numrit të azilkërkuesve, ose të katërtën në listën e përbërë prej atyre shteteve. Ndërsa në vitin 2013, me trendin që deri më tas mbërrin në kuotën minus 28%, ajo ka rënien më të madhe të kërkesave për azil në Evropë, ku në fakt aktualisht ka një trend rritjeje.
Futja në fuqi e procedurave të shkurtuara (48 orë) për azilkërkuesit nga vendet kryesisht të Ballkanit ka ndikuar në rënien e interesimit për Zvicrën. Këtu bën përjashtim numri i kosovarëve i cili, përkundër procedurës në fjalë është rritur për 11%. Por, sipas BFM-së, kjo rritje është shumë e vogël në krahasim me atë që kanë shënuar shtetet tjera të Evropës.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht













