Integrimi
Brunner-it nuk ia heq imunitetin afera me “therësit kosovarë”
Komisioni për çështje juridike i Dhomës së Kantoneve me 6 vota ka kundërshtuar heqjen e imunitetit, 1 ka qenë kundër ndërsa 5 të përmbajtur
Kryetari i SVP/UDC, njëherësh deputet nacional, Toni Brunner përfundimisht lirohet nga përgjegjësia penale në lidhje me aferën e afishes së publikuar në gushtin e vitit 2011 me tekstin “Kosovarët therin zviceranin”. Pas komisionit të Dhomës Nacionale i cili para rreth një muaji e kishte liruar nga përgjegjësia, këtë e ka bërë sot edhe komisioni i njëjtë i Dhome¨s së Kantoneve. Të dy kanë kundërshtuar t`ia heqin Brunnerit imunitetin parlamentar .
Komisioni për çështje juridike i Dhomës së Kantoneve me 6 vota ka kundërshtuar heqjen e imunitetit, 1 ka qenë kundër ndërsa 5 të përmbajtur.
Përfundimisht të dy komisionet kanë ardhur në përfundim se vepra penale që i ngarkohej nuk është aq e rëndë që të dëmtojë interesin publik.
Burimi i gjithë kësaj është nga gushti i vitit 2011 kur një shqiptar nga Kosova ka plagosur me thikë një ish mundës zviceran dhe aktivist të SVP-së në Interlaken të Bernës. Me atë rast SVP/UDC kishte publikuar një afishe në të cilën fillimisht mund të lexohej teksti “Kosovarët therin zviceranin”. Pastaj, pas reagimeve medieve që nuk kishin lejuar botimin në atë formë teksti ishte kthyer në njëjës “Kosovari ther zviceranin”. Afishja ishte shpërndarë nëpër vende publike dhe nëpër medie, në kohën kur ishte duke rrjedhur fushata për referendumin për dëbimin e të huajve kriminelë.
Kosovari pastaj qe dënuar me 7 vjet burg për tentim vrasjeje me paramendim. Brunner, në cilësinë e kryetarit të partisë dhe përgjegjësit për fushatën zgjedhore pati marrë gjithë përgjegjësinë për afishen.
Dy kosovarë pastaj përmes një avokati zviceran kishin iniciuar një padi penale për diskriminim racor. Prokuroria shtetërore e Bernës, pasi e kishte nisur procedurën e kishte ndërprerë atë. Por gjykata e Lartë e Bernës, bazuar në një ankesë kishte detyruar prokurorinë në fjalë të hetonte më tutje për dhe t`ia kalonte procedurën një gjykate. Për këtë arsye prokuroria ka bërë kërkesën për heqjen e imunitetit parlamentar të Brunnerit.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












