Integrimi
Migrantët votojnë për herë të parë në Gjermani
Tre milionë gjermanë votojnë me 22 shtator për herë të parë në Gjermani. Në mesin e tyre edhe migrantë, të cilët kanë marrë nënshtetësinë gjermane në katër vitet e fundit
Tema e emigracionit mund të fitojë peshë në vitet e ardhshme, sepse tregu gjerman i punës ka nevojë urgjente për punonjës të kualifikuar nga jashtë. Që sot ata përbëjnë 10% të zgjedhësve potencialë. Sikur të gjithëmigrantët me të drejtë vote, nga mosha 18 vjeç, të merrnin pasaportën gjermane, ata do të përbënin madje 20% të personave me të drejtë vote në popullsinë gjermane.
Shumica e emigrantëve janë me prejardhje turke. Ata janë pasardhësit e punëtoreve emigrantë turq. Por shumë prej tyre hezitojnë, sepse si jo qytetarë të BE-së u duhet të dorëzojnë pasaportën e tyre të parë dhe në këtë mënyrë do të humbasin dokumentin më të rëndësishëm të identitetit të tyre. Kancelarja Angela Merkel (CDU) e refuzon nënshtetësinë e dyfishtë.
Cem Tekin, vitin e kaluar vendosi megjithatë të merrte nënshtetësinë gjermane, edhe pse si aktor, regjisor dhe drejtor artistik ai udhëton vazhdimisht mes Gjermanisë dhe Turqisë. Cem Tekin, i lindur para 31 vjetësh në Ankara, ishte katër vjeç, kur erdhi me prindërit në Gjermani.
Ai nuk e ka patur kurrë ndjenjën se është i huaj, apo se është trajtuar si i tillë.
“Është një certifikatë, që të thotë: “Okay”, tani edhe ti bën pjesë, je gjerman, dhe të lejohet pjesëmarrja në politikë“, thotë Tekin. Synimi i tij politik është promovimi i kulturës. Gjermania është një komb i madh që e do kulturën dhe ka shumë krijues, thotë ai në bisedë me DW. Edhe pse ekzistojnë shumë mundësi për të bërë kërkesa për financime, në të njëjtën kohë në këtë sektor bëhen vazhdimisht kursime. „Është për të ardhur keq, sepse kjo është fusha, ku njerëzit mund të realizojnë me lehtësi diçka së bashku dhe kështu arrihet integrimi.“
Por në programin elektoral të partive kultura nuk luan rol.
Dennis Spies, politolog në universitetin e Këlnit, ka analizuar, sjelljen e asaj pjese të elektoratit, që ka marrë së voni nënshtetësinë gjermane, në bazë të kritereve të moshës dhe prejardhjes. Prognoza e tij është: „Po të marrim parasysh gjininë, arsimimin e tyre në Gjermani, socializmin e tyre, ndikimin nga shtëpia e prindërve, atëherë sipas statistikave ata votojnë me probabilitetin më të madh ose për socialdemokratët, ose për ekologjistët. „Shumë pak gjasa ka që të votojnë për të kristiandemokratët, apo për liberalët“, mendon Spies.
Anita Martinez Amor nuk e di ende, se për kë do të votojë. Ajo e di, se me votën e saj do që të kontribuojë për një politikë më solidare në Evropë. Ajo ka lindur në Spanjë dhe para dhjetë vjetësh erdhi në Gjermani për hir të dashurisë. Tani së fundi ajo ka marrë nënshtetësinë gjermane. Papunësia e lartë dhe politika e vazhdueshme e kursimeve në Spanjë janë shpesh temë e bisedave me familjen e saj dhe me miqtë dhe shokët në Këln.
„Por Evropa luan një rol dytësor në fushatë”, thotë Thomas Traguth, politolog në universitetin e Këlnit, në bisedë me DW, “sepse zgjidhja e problemeve aktuale dhe konvergjenca në Evropë do kohë dhe nuk është temë e përshtatshme për fushatë zgjedhore”. Traguth thekson se kursimet do të vazhdojnë të jenë në agjendën politike të kristiandemokratëve CDU, kristiansocialëve CSU dhe të liberalëve FDP.
“Socialdemokratët, të majtët si dhe ekologjistët janë me siguri për më pak kursime.“ A ia bën vallë ky konstatim më të lehtë Anitës se për kë do të votojë?
/DW/
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht












