Kosova
Thaçi: 2019-a, “moment i mirë” për marrëveshjen me Serbinë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, beson se ka një “moment të mirë” për të arritur një marrëveshje këtë vit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Thaçi në një intervistë për AP thotë se ka mbështetje të fortë nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, si dhe premtimin e Rusisë për të pranuar marrëveshjen Beograd-Prishtinë.
Sipas tij, ka shumë sfida që duhet të zgjidhen përmes dialogut me Serbinë, me ndërmjetësimin e BE-së.
AP shkruan se bisedimet janë ndalur dhe se Prishtina ka vendosur një taksë prej 100 për qind për mallrat serbe dhe se Beogradi ka paralajmëruar se nuk do të ketë vazhdim të dialogut derisa të hiqet masa.
Si Uashingtoni, ashtu edhe Brukseli kërkojnë shfuqizimin e taksës. Ekziston një përshtypje se kokëfortësia e Kosovës e ka zemëruar Uashingtonin, megjithëse Thaçi thotë se marrëdhëniet e SHBA-së ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj nuk janë ftohur, shkruan AP, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pritje deri në 40 minuta në Dheu i Bardhë, ja gjendja në pikat kufitare Pritjet më të gjata regjistrohen në Dheu i Bardhë dhe Merdarë... -
“Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes -
Dy talentë të Prishtinës ftohen nga akademia e PSG-së -
Romë
Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri performojnë në një recital prestigjioz në Romë -
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore













