Kosova
Thirrje kontrollorëve të trafikut ajror që të ndërpresin grevën
Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës (AACK) thotë se është duke e përcjellë për së afërmi situatën e krijuar në sektorin e aviacionit civil në përgjithësi dhe në veçanti sigurinë e operimeve ajrore në ANP “Adem Jashari” me rastin e vazhdimit të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror.
AACK thotë se bashkëndiejnë me udhëtarët, të cilët janë të shqetësuar për grevën që është duke u mbajtur.
“AAC-ja shpreh keqardhje që kontrollorët e trafikut ajror në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror kanë vendosur të vazhdojnë grevën, me gjithë dedikimin tonë dhe të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për trajtimin e tyre sipas rëndësisë së kontrollorëve të trafikut ajror, mungesës së tyre në tregun e punës dhe specifikat e punës që argumentojnë një trajtim ndryshe nga shërbyesit e tjerë civilë”.
“AAC-ja u bën thirrje kontrollorëve të trafikut ajror që të ndërprenë e grevën, duke pasur parasysh pasojat e mëdha për publikun që udhëton dhe humbjet e tjera direkte e indirekte që mund të shkaktohen”, shkruan AACK-ja në komunikatën e dërguar, shkruan kk, përcjell albinfo.ch.
AAC-ja shpreson që palët të arrijnë një konsensus sa më të shpejtë, në mënyrë që operimet ajrore të bëhen sipas orarit të planifikuar dhe të mos dëmtohen edhe më tej udhëtarët dhe funksionimi normal i ANP “Adem Jashari”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












