Kosova
Institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë diskutojnë për rastin e 16-vjeçares
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, me të cilët ka biseduar për situatën e fundit në fushën e rendit dhe ligjit si dhe për rastin e abuzimit seksual ndaj të miturës nga komuna e Drenasit, si një rast që cenon të drejtat themelore të përcaktuara me Kushtetutë dhe legjislacionin në fuqi.
Krerët e institucioneve të rendit dhe ligjit e vlerësuan rastin si një rast jashtëzakonisht të rëndë që shpërfaq nevojën e rritjes së llogaridhënies së institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë.
Gjatë takimit po ashtu u kërkua që përgjigjja ndaj kryerësve të këtij krimi të jetë e menjëhershme dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Me këtë rast, ministri Tahiri ka vlerësuar se “ata që abuzojnë me pushtetin institucional, duke shkelur autorizimet që u janë besuar, nuk do të mbesin pa u ndëshkuar”.
Të pranishmit kanë ritheksuar përkushtimin për të vazhduar fuqizimin e sektorit të sigurisë dhe sundimit të ligjit, duke dhënë mesazh të qartë për të gjithë ata që nga jashtë apo brenda përpiqen të minojnë integritetin e institucioneve, ndaj të cilave qytetarët kanë dhe duhet të kenë besim të plotë.
Në takim po ashtu është ngritur si shqetësim edhe numri i madh i rasteve të grabitjeve të armatosura, dhe është kërkuar plan konkret nga Policia e Kosovës për të parandaluar në të ardhmen rrezikimin e sigurisë së qytetarëve nga rastet e tilla.
Shteti i së drejtës e barazia përpara ligjit janë dhe duhet të jenë parime që udhëheqin punën e institucioneve të sigurisë dhe sundimit të ligjit, andaj të pranishmit janë pajtuar të punojnë në avancimin dhe forcimin e sundimit të ligjit, në konsolidimin e mëtejmë të institucioneve gjyqësore të pavarura dhe efikase, si dhe në luftimin e dukurive negative, si kushte themelore për rritjen e integritetit të punës së institucioneve shtetërore dhe rritjes së besimit të qytetarëve në këto institucione.
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













