Opinione
Sfidat e mërgatës!
Mërgata shqiptare kudo ballafaqohet me sfidat e emigrimit. Këto sfida janë të tipologjive të ndryshme; gjenerata e parë ka sfida që dallohen nga sfidat e gjeneratës së dytë, e ky dallim vazhdon edhe te gjenerata e tretë që ka dallim nga gjenerata e dytë, e kështu me radhë.
Sfida e identitetit: kush jemi ne?
Sfida e integrimit në vendin mikpritës: si të sillemi ne?
Sfida ndaj asimilimit (humbjes së gjuhës dhe kulturës).
Sfida ndaj globalizmit.
Sfida ndaj teknologjisë informative; bota e internetit etj.
Njeriu ynë është i detyruar të ballafaqohet me sfidat dhe jo për të gjitha sfidat ka një zgjidhje të shpejtë, apo është në dorën e tij se si duhet të veprohet, për fat të keq!
Me gjithë vështirësitë, një gjë mërgimtarët tonë në Perëndim e kanë thuajse në dorën e vet. Sfida me identitetin (gjuhën, kulturën) deri diku mund të zbutet nga gjenerata e parë, duke e përcjellë te gjenerata e dytë, e diku-diku edhe te gjenerata e tretë. Cila është kjo gjë? Kjo është mundësia për të dërguar fëmijët (gjeneratën e dytë dhe, edhe të tretën) në mësimin plotësues në gjuhën shqipe – aty ku ai është i organizuar. E aty ku nuk është i organizuar, të bëhen përpjekje për t’u organizuar, sepse kjo është një e drejtë elementare e njeriut (fëmijëve), e cila në vendet perëndimore promovohet në parim.
Unë nuk dua të hyj kësaj radhe në një analizë të thellë të çështjes, por dua vetëm të them se kjo është në dorën tonë.
Fëmijët duhet të dërgohen në shkollën shqipe dhe atë jo për të mësuar të flasin, se ata disi do të mësojnë të flasin, por DUHET TË DËRGOHEN ATJE TË MËSOJNË TË SHKRUAJNË, TË LEXOJNË DHE TË KUPTOJNË SHQIP. Paralelisht me këtë, ata do të marrin njohuri të çmueshme për të ardhmen e tyre, sepse do të mësojnë çështje nga kultura, historia dhe gjeografia e vendeve prej nga vijnë, e ku flitet shqip, me çka përforcohet vetëbesimi dhe identiteti i tyre. Po kështu ata në klasën ku mësohet shqip do të njihen me njëri-tjetrin, pra do të zgjerojnë rrethin e njohjeve, e kjo është një vlerë e çmuar në jetën e njeriut.
Shkencëtarët që merren me punët e gjuhës thonë se pa e njohur mirë gjuhën amtare (gjuhën e parë), nuk mund të mësohet si duhet gjuha e dytë, e tretë e kështu me radhë, PRA, FILLIMISHT BAZAMENTI I GJUHËS AMTARE DUHET TË JETË NË RREGULL, për të vijuar më tutje!
Në gjuhën shqipe simbolikisht kjo shprehet kështu: NUK BÂHET HOP, PA E KAPËRCYER GARDHIN (rrethojën).
Këtë të drejtë, të dashur prindër, e kemi në dorë vetë dhe duhet ta shfrytëzojmë patjetër aty ku mundësitë ekzistojnë.
Në kantonin e Zürish-ut janë këto mundësi që ju fëmijët tuaj t’i paraqitni (lajmëroni) për vijimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe.
https://vsa.zh.ch/…/heimatlic…/anmeldung_fuer_hsk-kurse.html
http://www.lapsh-zh.ch/
http://www.lapsh-zh.ch/kuadri%20mesimor.html
https://myheritagelanguage.com/sq/
Gëzim Kasumaj
Shkolla Shqipe Lapsh-Zürich
Anëtar i Kryesisë së LAPSH-it për kantonin e Cyrihut
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









