Integrimi
Gjykohen për dhunë dhe fyerje ndaj kosovarit
Njëri nga zviceranët, sipas akuzës, e ka goditur kosovarin me shkop të hokejit. Ai e kërcënuar atë me fjalët "Do të të mbys, `Saujugo` (shprehje fyese për të huajt nga ish Jugosllavia)
Në Gjykatën e Lartë të Cyrihut është duke u zhvilluar një proces kundër dy zviceranëve të cilët akuza i ngarkon për shkaktim të lëndimit dhe shtrëngim të një kosovari. Shoferi zviceran dhe shoku i tij po ashtu zviceran, me të cilin ishte në makinë, sipas akuzës kishin përdorur dhunë dhe fjalë g^fyese ndj kosovarit, shofer të një kamioni.
Sipas deklaratës së kosovarit, që si palë e dëmtuar e ka bërë para trupit gjykues ai ishte sulmuar nga dy të akuzuarit në mbrëmjen e vonë të 11 prillit 2009 deri sa po e ngiste kamionin në rrugën Kollbrunn-Weisslingen. Ai ka deklaruar se një veturë e kishte tejkaluar atë në mënyrë të rrezikshme dhe me një shpejtësi marramendëse. Pas kësaj ai kishte reaguar duke i lëshuar dritat e gjata dhe të shkurtra. Kjo e kishte zemëruar shumë shoferin zviceran i cili kishte zbritur kur në një semafor ishte ndezur drita e kuqe, duke dashur të kërkonte sqarime nga kosovari.
Kjo eskaloi në një konflikt të ashpër verbal ndërsa kosovari e pështyu shoferin zviceran në pjesën e pasme të kokës. pasi ndizet drita e gjelbër ata vazhdojnë rrugën por ndërkaq ndalen sërish në mes të rrugës, me ç`rast dy zviceranët dalin nga makina dhe përgatiten për ta sulmuar shoferin kosovar. Njëri prej tyre madje ka marrë një shkop të hokejit nga makina dhe me të ka goditur kosovarin. Ky i fundit provoi të ikte por kot. Dy sulmuesit, sipas akuzës, nuk e linin dhe vazhdonin ta godisnin me grushte, gjunjë dhe me shkopin e hokejit.
Gjatë kësaj kohe ata e kanë sharë dhe ofenduar edhe në baza raciste, duke e kërcënuar me fjalët “Do të mbys, `Saujugo` (shprehje fyese për të huajt nga ish Jugosllavia). Së fundi ata e ndërprenë rrahjen vetëm kur me njüe makinë tjetër u erdhën mikeshat e tyre dhe i lutën ta ndërprisnin.
Dy të akuzuarit kanë pranuar takimin e padëshiruar me kosovarin por, sidomos shoferi, ka hedhur poshtë pothuaj të gjitha ato që i ngarkojnë. Mirëpo shoku i tij po ashtu i akuzuar ka pranuar se “ka prekur” me shkopin e hokejit shoferin e kamionit.
Avokati i të akuzuarve ka kritikuar vendimin e shkallës paraprake, atë të Gjykatës së Qarkut në Pfäffikon si tepër të ashpër. Shkalla në fjalë, në prill 2012 i kishte shqiptuar shoferit një dënim me kusht prej 60 njësish ditore nga 90 franga dhe gjobë 800 franga për shtrëngim dhe shkelje të rregullave të trafikut. Shoku i tij qe dënuar për rrahje me një gjobë prej 1800 frangash.
Nga ana tjetër përfaqësuesi juridik i palës së dëmtuar ka kërkuar dënime shumë më ë ashpra. Sipas tij dy zviceranët duhet të dënohen për lëndim trupor, shkelje të rënda të rregullave të trafikut dhe üer kërcënime. Klienti i tij vuaj edhe sot nga pasojat e sulmit, ka thënë ai, shkruan Zürcher Oberländer”.
Vendimi i gjykatës së Lartë të Cyrihut pritet të merret ditëve në vijim.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











