Bota
SHBA: 300 mijë vende të reja pune
Ekonomia më e madhe në botë raporton plot 304 mijë vende të reja pune në sektorin jobujqësor gjatë janarit, duke hedhur kështu poshtë çdo lloj parashikimi si dhe frike në lidhje me efektin e mbylljes së qeverisë amerikane për më shumë se 1 muaj.
Papunësia është ngjitur në 4%, nga 3.9% që ishte muajin paraardhës, disi larg niveleve të pak muajve më parë, por sërish pranë niveleve rekord të ulëta.
Ekspertët e Departamentit të Punës nënvizojnë se të punësuarit federalë janë numëruar si të punësuar gjatë kësaj periudhe, pasi ata kanë marrë pagë deri në javën e dytë të janarit, kur edhe është kryer anketimi, transmeton ‘Scan’.
Rritja e vendeve të reja të punës me rreth 300 mijë në SHBA është thuajse sa dyfishi i pritshmërisë, përcjell albinfo.ch.
Tregjet dhe analistët projektonin një rritje në 170 mijë dhe normën e papunësisë të mbetej e pandryshuar në 3.9%.
Janari shënon muajin e 100-të me radhë në rritje për tregun e punës, që është edhe seria më e gjatë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Titujt qeveritarë, por edhe aksionet u rritën ndjeshëm menjëherë pas publikimit të këtyre të dhënave.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











