Kosova
Specialistët do të kenë pagën dyfish më të madhe
Kuvendi i Kosovës me shumicë e ka votuar Ligjin e ri për Paga në bazë të propozimeve të dala nga grupet punuese.
E, një nga kategoritë që ka përfituar më së shumti janë profesionistët shëndetësorë.
Kësisoj, sipas Ligjit të Ri për pagat, mjekët specialistë do të paguhen tani plot 1,200 euro në muaj pagë standarde bruto.
Paga e mëhershme e tyre ishte rreth 600 euro. Këtij lajmi iu gëzua edhe Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Uran Ismaili, përcjell albinfo.ch.
Përmes një postimi politik në rrjete sociale, ai shkroi: “U kry. Pagat më të larta në rajon për mjekët dhe infermierët tanë. Dekada e re për shëndetësinë tashmë ka nisur. I gëzofshi. Tani, e gjithë vëmendja te pacienti”.
E-Diaspora
-
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale Shqiptarja përfundoi doktoraturën në Universitetin BOKU, duke kombinuar gjenetikën, inteligjencën artificiale dhe analizën e të dhënave... -
Shqiptarja Elona Latifi finaliste e çmimit prestigjioz të BBC-së në Britani -
Sot, dita e parë e “Verës Poetike të Diasporës” në Prishtinë -
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin -
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh
Jeta në Austri
-
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale Shqiptarja përfundoi doktoraturën në Universitetin BOKU, duke kombinuar gjenetikën, inteligjencën artificiale dhe analizën e të dhënave... -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”













