Bota
Pse Angela Merkel mbylli faqen e saj në Facebook?
Lamtumirë Facebook! Edhe një personalitet tjetër nga politika gjermane ia kthen shpinën Facebook-ut. Kancelarja Angela Merkel preferon Beatles-at dhe ëndërron të udhëtojë me tren nëpër Siberi.
Mbyllja e Facebookut erdhi përmes një videoje të postuar në median sociale. Aty Angela Merkel deklaroi: “Ju e dini që nuk jam më kryetare e partisë CDU, prandaj do ta mbyll faqen time të Facebook-ut”. Në dhjetor Merkelin e zëvendësoi Sekretarja e Përgjithshme, Annegret Kramp-Karrenbauer. Në të njëjtën kohë Merkel falënderoi ndjekësit e saj në Facebook për “mbështetjen e madhe”. Megjithatë ju mund të vazhdoni ta ndjekin punën time si kancelare, tha Merkel. Për këtë është përgjegjëse faqja e qeverisë gjermane në Facebook. Mbështetësit mund të më ndjekin edhe në Instagram, u shpreh kancelarja, shkruan dw, përcjell albinfo.ch.
Më shumë se 2,5 milionë vetë e kishin klikuar me “pëlqim” faqen e kancelares Merkel, që kishte lënë kështu pas presidentin Macron, i cili ka vetëm 2,3 milionë ndjekës në Facebbok, apo kryeministren Theresa May me 503.000 ndjekës. Në faqen e Facebookut të kancelares, krahas punës si kancelare postoheshin edhe informacione private për politikanen 64-vjeçare. Për shembull, që Merkel dëgjon me shumë dëshirë muzikën e Richard Wagnerit, grupi më i preferuar muzikor i saj janë Beatles. Një nga ëndrrat e kancelares është që të udhëtojë me trenin transsiberik nga Moska në Vladivostok.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











