Bota
Shpallet emergjencë në aeroportin e Australisë
Një burrë është në paraburgim, pasi ka shkaktuar panik në Aeroportin Ndërkombëtar të Brisbanes në Australi, duke sjellë një evakuim emergjent të aeroportit si dhe pezullimin e fluturimeve.
I dyshuari thuhet se kishte një thikë dhe thoshte se kishte një bombë, sipas dëshmitarëve.
Policia e Queenslandit konfirmoi se ky person është dërguar në stacionin policor për ta marrë në pyetje, pasi oficerët kishin kryer “kërkime pastrimi” të terminalit ndërkombëtar, shkruan kk, përcjell albinfo.ch.
“Nuk ka prova për të thënë se incidenti në aeroportin ndërkombëtar është i lidhur me terrorizmin, është një situatë e lidhur me dhunën në familje”, tha policia.
“Nuk ka lëndime dhe vetëm policia është në vendin e ngjarjes. Avionët dhe trenat ishin ndaluar në këtë kohë”, tha policia.
Policia shpalli emergjencë në aeroport pak përpara orës 21:00 në Brisbane dhe përfundoi në orën 11 sipas kohës lokale.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













