Lifestyle
Dua Lipa shkëlqen në premierën e filmit “Alita”

Dua Lipa mahniti publikun me stilin e saj në premierën botërore të filmit “Alita: Battle Angel”, në Londër. Ylli i muzikës, e cila është përgjegjëse për kolonën zanore të filmit, e rrëmbeu qendrën e vëmendjes teksa parakaloi mbi qilimin e kuq të shtruar për këtë ngjarje glamuroze hollivudiane.
Pas 15 vjetëve në realizim e sipër dhe shtyrjes së datës së lansimit disa herë, filmi fantastik shkencor “Alita: Battle Angel”, më në fund arriti në ekran të madh. Filmi e shënoi premierën botërore në Londër, të enjten mbrëma. Ekipi i aktorëve dhe krijuesve të filmit qe i pranishëm në këtë premierë, së cilës glamurin e vërtetë ia solli bukuroshja kosovaro-britanike, Dua Lipa, e cila e ka realizuar kolonën zanore të filmit. Dua Lipa, e cila në premierë shoqërohej nga i dashuri i saj, Isaac Carew dhe babai Dukagjin Lipa, tha se ndihet e nderuar që ishte pjesë e këtij projekti gjigant hollywoodian.
I bazuar në një tregim japonez të animacionit, që flet për një heroinë robotike në një botë pas apokalipsit, “Alita: Battle Angel”, ishte një projekt me pasion për regjisorin e filmit “Avatar”, James Cameron, për vite të tëra, para se t’ia dorëzonte atë mikut dhe kolegut të tij Robert Rodriguez, përcjell albinfo.ch.
Regjisori Rodriguez tha se Cameroni, i cili e ka shkruar skenarin e filmit në vitin 2004, në fakt e ka krijuar një histori, të cilën do ta kuptojnë të gjithë njerëzit anembanë botës, edhe nëse nuk kanë njohuri rreth animacioneve të famshme japoneze të njohura me emrin Manga. Edhe pse ky lloj i artit në të kaluarën ka pasur vështirësi të depërtojë tek audienca perëndimore, Cameron i cili është skenarist dhe producent i këtij projekti, tha që filmi “Alita” është më ndryshe. “Alita: Battle Angel” do të fillojë së shfaquri nëpër kinematë e Britanisë së Madhe nga 6 shkurti, ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga 14 shkurti.
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026