Lifestyle
Billboard shkruan për Ava Max: Vajza e dy emigrantëve shqiptarë
Një tjetër yll shqiptar që po pushton top listat muzikore në Amerikë është edhe Ava Max.
24-vjeçarja që po krahasohet me Lady Gaga-n, tashmë po radhitet në mesin e këngëtareve që po premton shumë në botën e muzikës.
Madje, me këngën e saj të re “Sweet but Psycho” ajo është radhitur në vendin e dytë në Billboard Dance Club, ku të njëjtit kanë bërë edhe një shkrim për Avan, duke treguar edhe prejardhjen e saj shqiptare dhe fillimin e karrierës së saj muzikore.
“Vajza e dy emigrantëve shqiptarë Ava Max e lindur si (Amanda Ava Koci), ka praktikuar gjuhën angleze duke kënduar këngën “Vision of Love” të Mariah Carey-t, si pesëvjeçare, duke shkuar në shkollë. Në moshën 14-vjeçare ajo nisi të fitonte kompeticione duke impresionuar të gjithë, përfshirë edhe nënën e saj, një këngëtare e trajnuar për opera, e cila besonte në talentin e saj dhe që një ditë do të ndodhë diçka e madhe. “Nëna ime më ka thënë: ‘Nuk ka asgjë për ty këtu’, dhe kështu familja e saj u shpërngulën në Los Angeles”, nis shkrimi i Billboard për yllin e ri shqiptar, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch.
Por, jeta e saj ndryshoi në tre vjetët e fundit, kur ajo këndoi ‘’Happy birthday”, në një ditëlindje, ku i pranishëm ishte producenti i njohur Cirkut, i cili bashkëpunon me Miley Cyrus dhe Katy Perry.
Por, viti 2019 i dha famën për të cilën luftoi, ajo tashmë ka famë dhe po vazhdon drejt rrugës së Rita Orës, Dua Lipës e Bebe Rexhës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet Emma Dakoli shkruan histori në festivalin më të madh italian për fëmijë... -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë -
Berlin
Berlin: Koncerti për nder të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje












