Kosova
Nisin homazhet për Arian Dacin, varrimi në orën 13:00
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me kabinetin qeveritar ka bërë homazhe pranë arkivolit në hollin e Kuvendit të Kosovës.
Haradinaj, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar, zëvendësministra dhe bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe pranë arkivolit në hollin e Kuvendit të Kosovës, pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të zëvendësministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci.
Pas homazheve Haradinaj është nënshkruar në librin e zisë. “Arian, i dalluar për vlera njerëzore. Do të na mungosh!”, ka shkruar ai, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, gjatë ditës së sotme nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, mbahet mbledhja komemorative nga ora 12:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ndërsa në orën 13:00 zhvillohet ceremonia e varrimit në varrezat e qytetit të Prishtinës-Lagjja Arbëria.
Zëvendësministri i Diasporës, Arian Daci, 40-vjeçar, humbi jetën të shtunën në qendrën e skijimit në Brezovicë nga një ortek bore.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











