Bota
Senati voton për rihapjen e qeverisë, Trump kërcënon sërish me mbyllje
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të premten arritjen e një marrëveshjeje me demokratët në opozitë, për të rihapur përkohësisht qeverinë federale amerikane, e mbyllur prej një kohe rekord prej 5 javësh, për shkak të ngërçit mbi financimin e murit në kufirin SHBA-Meksikë.
“Kemi arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund mbylljes dhe për të rihapur qeverinë federale. Brenda pak kohësh do të nënshkruaj ligjin për të hapur qeverinë tonë për 3 javë, deri më 15 shkurt”, tha Trump.
Ligjvënësit amerikanë dhe Shtëpia e Bardhë ishin vendosur përpara një presioni intensiv për të zgjidhur ngërçin, pasi qindra e mijëra punonjës federale po hynin drejt muajit të dytë pa marrë paga, ndërsa mosmarrëveshjet politike nisën të sillnin probleme edhe për disa nga aeroportet më të ngarkuara të vendit, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Edhe pse e mbrojti me vendosmëri projektin e tij për murin, që sipas tij është i nevojshëm për të mbajtur larg kriminelët dhe trafikantët e drogës, Trump nuk dha asnjë detaj në lidhje me kërkesën e tij 5.7 miliardë dollarëshe për të financuar ndërtimin e murit, një prej premtimeve kyçe të tij ndaj mbështetësve konservatorë.
Ai tha se një komitet dypalësh ligjvënësish nga Senati i udhëhequr nga republikanët dhe Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët do të punonin mbi çështjen e sigurisë kufitare, teksa çështja e financimit të murit mbetet sërish në krye të agjendës së tij.
“Përgjatë 21 ditëve të ardhshme pres që demokratët e republikanët të mund të operojnë në besim të plotë. Me të vërtetë që nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të ndërtojmë një mur të fuqishëm dhe një barrierë me tela me gjemba. Nëse nuk do të arrijmë një marrëveshje të drejtë nga Kongresi, qeveria mund të mbyllet sërish nga 15 shkurti, ose unë do të përdor fuqitë e mia bazuar në ligj e Kushtetutë, për të adresuar çështjen e emergjencës”, tha Trump.
Marrëveshja u kalua këtë të shtunë në Senat, pa përfshirë financimin për murin, por që i hap rrugën ligjvënësve të negociojnë përgjatë 3 javëve në vijim. Kryedemokrati në Senat, Chuck Schumer u shpreh disi sfidues, teksa tha se “shpresonte që presidenti t’i ketë mësuar leksionet”, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Sot, dita e parë e “Verës Poetike të Diasporës” në Prishtinë Organizatorët ftojnë krijuesit, lexuesit dhe dashamirët e letërsisë, veçanërisht fëmijët, të marrin pjesë në aktivitetet e... -
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin -
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh -
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë -
Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë
Jeta në Austri
-
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet Fundi i lidhjes së fluturimit të Austrian Airlines midis Grazit dhe Vjenës ka qenë në diskutim... -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona











