Kosova
Kryeministri Haradinaj: Nuk heqet taksa pa njohje nga Serbia
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk heq dorë nga kushti që për ta hequr taksën, Serbia duhet ta njohë Kosovën.
Pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj tha se ai i ka propozuar komisionarit Hahn të bëjë gati një zgjidhje për kapitullin ekonomik, porse ai kapitull ndërlidhet me kapitujt e tjerë që duhet t’i përfshijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, ku patjetër duhet të jetë edhe marrëveshja për njohje.
Ai ka thënë se janë gati ta pezullojnë taksën përkohësisht për një konferencë, ku do të nënshkruhej marrëveshja përfundimtare mes Kosovës e Serbisë.
Tutje kryeministri ka treguar se Kosova ka kushte edhe ndaj vendeve aleate, Amerikës e Evropës. Tha se Amerika duhet të japë garanci se për çka Kosova po shkon në dialog. Kusht kanë edhe për BE-në në këmbim të liberalizimit.
Ndërkohë, për grevën në arsim, kryeministri tha se ka respekt për mësimdhënësit, por ka tërhequr vërejtjen se të gjithë duhet ta dinë se orët e humbura patjetër do të zëvendësohen.
E-Diaspora
-
Blerta Basholli: Si shqiptare në Kosovë ndihesha sikur i përkisja një shtrese më të ulët Regjisorja kosovare rrëfen për “Associated Press” përvojat e saj gjatë okupimit, ndërsa filmi i saj i... -
Rei Dunja përfundon me sukses studimet në Edinburgh, zgjedh të rikthehet në atdhe -
Aeroporti i Prishtinës kalon shifrën e 2 milionë udhëtarëve në vitin 2026 -
“Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes -
Pritje deri në 40 minuta në Dheu i Bardhë, ja gjendja në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore












