Bota

16% më pak kërkesa për azil në Gjermani

Në vitin 2018, Gjermania ka pasur 185 853 kërkesa për azil, shifër e cila është 16% më pak se një vit më pare, sipas statistikave të ekspertëve.

Në vitin 2016 pati 280,000  kërkesa dhe në vitin 2015 rreth 890,000 të tilla, ku vendet kryesore janë Siria, Iraku dhe Irani, sipas raportit vjetor mbi emigracionin, të paraqitur këtë mëngjes në Berlin nga ministri i Brendshëm Horst Seehofer, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch

‘’Është e qartë se krahasuar me emergjencën në vitin 2015, kur Gjermania mirëpriti mbi një milion refugjatë, ka pasur një rënie të vazhdueshme të ardhjes së azilkërkuesve në Gjermani”, thuhet në raport.