Bota
Gjermania kërkon nga Rusia ndalimin e garave në armatim
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, i bëri thirrje Rusisë që të ndihmojë në parandalimin e garës në armatim, duke e ruajtur një marrëvëshje të rëndësishme për këtë çështjë me Shtetet e Bashkuara.
Duke folur gjatë një vizite në Moksë, kryediplomati gjerman kërkoi nga Rusia që të shkatërrojë një lloj rakete për të cilën Uashingtoni thotë se e shkel marrëvëshjen.
Vitin e kaluar, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se SHBA-ja do të tërhiqet nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme, për shkak të shkeljeve të Rusisë.
Duke reaguar ndaj deklaratave të Maasit, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se “Moska nuk e ka shkelur traktatin e vitit 1987”, shkruan Radio Evropa e Lirë, përcjell Klan Kosova.
Lavrov tha se “zyrtarët amerikanë e kanë njoftuar Rusinë se vendimi i tyre është përfundimtar dhe se nuk është i hapur për negociata”, shkruan KK, përcjell albinfo.ch.
Uashingtoni ka thënë se do të dalë nga marrëveshja në fillim të shkurtit nëse Moska nuk i ndalon shkeljet.
Rusia e mohon se raketa në fjalë, 9M729, e shkel Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













