Bota
Putini thotë se mbështet arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi
Duke përsëritur se nuk sheh një zgjidhje të afërt mes Beogradit dhe Prishtinës, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se për çdo zgjidhje do të konsultohet me Putinin
Rusia mbështet arritjen e një marrëveshjeje të pranueshme reciproke Prishtinë-Beograd në përputhje me rezolutën 1244, deklaroi ne kryeqytetin serb presidenti rus, Vladimir Putin.
Shefi i Kremlinit tha se autoritetet në Prishtinë kanë hedhur disa hapa polemizues se fundi, siç ishte krijimi i Ushtrisë së Kosovës, një shkelje kjo e rezolutës në fjale sipas tij.
Rusia ndan të njëjtin shqetësim me udhëheqjen dhe popullin serb se këto veprime të papërgjegjshme mund ta destabilizojnë Ballkanin, është shprehur Putin, përcjell albinfo.ch.
Duke përsëritur se nuk sheh një zgjidhje të afërt mes Beogradit dhe Prishtinës, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se për çdo zgjidhje do të konsultohet me Putinin. “Serbia është gjithmonë e gatshme për negociata dhe kompromis, por nuk pajtohet me poshtërimin”, ishin fjalët e tij.
Të njëjtin qëndrim, siç tha dhe vete, ia ka shprehur edhe homologut rus kur kanë biseduar për Kosovën, te cilin e ka informuar për gjithë çfarë ndodh në Kosovë, duke përfshirë edhe tarifën mbi mallrat serbe.
Vuçiq pretendon se ka marrë nga Putini mbështetje të konsiderueshme. Shefi i Kremlinit drejton vizitën e një delegacion të lartë shtetëror rus në Serbi, ku iu rezervua një pritje madhështore.
Në disa rrugë të kryeqytetit serbe ndërkohë mbërritja e Putinit u prit me shkrimet: “Kosova është Serbi, Krimea është Rusi”.
Kjo ndalesë është parë nga ana e Serbisë, por edhe disa qarqeve ndërkombëtare, si vizitë e rëndësishme politike në një kohë kur ekziston një mundësia në rritje e angazhimit të drejtpërdrejtë të fuqive kryesore në botë për zgjidhjen e çështjes së raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












