Bota
Mediat botërore: Putin konsolidon lidhjet me Serbinë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, udhëheq delegacionin e lartë rus gjatë vizitës në Serbi, me qëllim që të zhvillojë bashkëpunimin me vendin që synon të bëhet pjesë e BE-së, shkruan rrjeti televiziv britanik BBC.
Në raport përmendet deklarata e Putinit para vizitës, ku akuzonte vendet perendimore për “destabilizimin” e Ballkanit.
Ndërkaq “Bloomberg” në raportin për vizitën e Putinit në Serbi, thotë se ai u prit si hero, përderisa Serbia po përpiqet të fitojë fuqinë e nevojshme për të zgjidhur çështjen e Kosovës, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Gazeta britanike “Guardian” shkruan se Putini i ka bërë presidentit serb Vuçiq nderimet më të larta shtetërore me shpresën se do të forcojë raportet dypalëshe dhe do të rrisë ndikimin e Moskës në Beograd.
Agjencia “Associated Press” veçon faktin e një pritjeje të lartë për presidentin rus, i cili sipas kësaj agjencie, me këtë vizitë tregon mbështetjen e tij për “udhëheqësin populist të këtij vendi ballkanik”.
Agjencia gjithashtu përmend faktin se Serbia mban lidhje të afërta me Rusinë, edhe pse formalisht dëshiron të jetë vend anëtar i BE-së, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
“Beogradi refuzon t’u bashkohet sanksioneve të Perëndimit ndaj Moskës për shkak të Ukrainës dhe kundërshton anëtarësimin në NATO”, shkruan AP.
Putini zhvillon një vizitë shumë simbolike në Beograd për të shënuar “miqësinë serbo-ruse”, shkruan portali francez “Le Courrier des Balkans”. Vizita, sipas këtij mediumi, bëhet në kohën kur presidenti Vuçiq po përballet me protesta popullore.
Ky medium shkruan se ekziston një pyetje e hapur, e ajo është qëndrimi i Moskës për Kosovën.
“Në interes të Rusisë është të vazhdojë kundërshtimin për pavarësinë e Kosovës dhe ta mbajë “status quon” apo një koflikt të ngrirë, në mënyrë që të justifikojë politikën në Krime të Ukrainës”, shkruan mediumi francez, duke shtuar se “ndoshta Putini mund të pranojë shkëmbimin e territoreve, sepse pastaj ky precedent do t’i mundësonte shtrirjen e ndikimit, në rast se Republika Serbe do të dëshironte të shkëputej prej Bosnjë e Hercegovinës.
Historiani dhe eksperti i marrëdhënieve serbo-ruse, Milivoje Beslin, vlerësoi për portalin francez se vizita e sotme është një propagandë e mirë për Putinin dhe Vuçiqin.
Beslin beson se Putini nuk ka shumë destinacione, në të cilat ai është i mirëpritur për shkak të sanksioneve perëndimore dhe në këtë mënyrë dëshiron të tregojë ndikim në Ballkan. Sipas tij, Vuçiq, nga ana tjetër, duhet të forcojë pozitën e tij në fazën e fundit të negociatave për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Miqësia ndërmjet serbëve dhe rusëve, për shkak se ata janë besimtarë ortodoksë dhe ndajnë trashëgiminë bizantine, është një mit. Për Rusinë, këto janë vetëm interesa strategjike, raportoi mediumi, duke cituar deklaratën e një ish-diplomateje të paidentifikuar.
Gazeta ruse “Komersant” citon historianin rus në Fakultetin e Filozofisë në Beograd, Alexei Timofeyev, të ketë thënë se serbët kanë një dashuri të veçantë për rusët për arsye të ndryshme, duke përfshirë luftën në të njëjtën anë në konflikte, por edhe rënien e entuziazmit në Serbi për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.
“Vizita e Putinit në Beograd është kryesisht me rëndësi politike dhe duhet të përgjigjet në pyetjen parimore: a është Serbia gati të jetë aleati kryesor i Moskës në rajon ose do të vazhdojë afrimin e saj me BE dhe NATO, duke balancuar mes Perëndimit dhe Rusinë”, shkruan e përditshmja ruse “Komersant”.
Gazeta thotë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka nxitur në mënyrë aktive idenë e shkëmbimit të territoreve me Prishtinën, si kusht për normalizimin e marrëdhënieve, pa të cilën integrimi i Serbisë në BE është i pamundur.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar Lahaj flet për rrugëtimin e tij drejt skenave më prestigjioze ndërkombëtare, për Fondacionin Rame Lahaj si... -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026 -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta














