Kosova
LDK-ja nuk ndërron qëndrimet për dialogun
Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrimet e saj sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë
Ai ka thënë edhe se LDK ditëve të fundit po sulmohet nga ana e koalicionit PAN.
Me anë të një postimi në Facebook, Hoti ka thënë edhe se koalicioni qeverisës nuk është unik as në strategjinë qeverisëse, as në raportet me aleatët tanë, e as në dialog me Serbinë.
“Lajmi i keq për këtë pozitë pa legjitimitet është se LDK nuk ka ndryshuar qëndrimet dhe si duket kjo po iu pengon atyre, prandaj kanë intensifikuar përhapjen e të pavërtetave. Ne jemi këtu dhe sa herë e shohim të nevojshme, do ta përsërisim se jemi për dialog, por nuk bëhemi pjesë e kësaj maskarade. Ne nuk dialogojmë për ta ribërë shtetin e Kosovës, por punojmë që ta forcojmë dhe demokratizojmë atë”, ka shkruar Hoti.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










