Lifestyle
Aktori Hugh Grant kërkon ndihmë për skriptin e humbur
Aktori britanik, Hugh Grant, iu kthye rrjeteve sociale për të kërkuar që t’i kthehet një skript që i ishte vjedhur nga vetura, të cilën e thyen hajdutët. Ylli i filmit ‘The Paddington 2’ ka shkruar në Twitter që çanta e tij ishte vjedhur nga vetura të dielën mbrëma, bashkë me të, edhe të dhënat mjekësore të fëmijëve të tij.
“Ka pak gjasa që dikush mund të dijë se kush e theu veturën time dhe vodhi çantën time, andaj ju lutem që të tentoni t’i kërkoni dhe ta kthejnë skriptin tim”, shkroi Grant për 335 mijë ndjekësit e tij, përcjell albinfo.ch
“Aty ka shënime të shumë javëve të punës dhe ideve”, shtoi ai pa e identifikuar dokumentin dhe duke kërkuar që të njëjtat të kthehen në kompaninë ‘Coach Films’ në Londrën Perëndimore.
Aktori 58-vjeçar, i cili u bë shumë i famshëm në vitin 1994 në rolin kryesor të filmit ‘Katër martesa dhe një funeral’ së fundi mori pjesë në serinë “A Very English Scandal”.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













