Bota
Sërish grevë në aeroportet gjermane, anulohen qindra fluturime
“Grevat e reja janë të pashmangshme, sepse punëdhënësit pas një greve paralajmëruese javën e kaluar, nuk reaguan me një ofertë të re”, tha një përfaqësues i sindikatës «Verdi», e cila bashkon punëtorët e shërbimit publik, përcjell albinfo.ch.
Përveç aeroportit më të madh të Frankfurtit, me 470 nga 1,200 fluturime të planifikuara të anuluara sot, greva janë paralajmëruar edhe në Munih, Hanover, Hamburg, Bremen, Leipzig, Erfurt dhe Dresden.
Sindikatat e punonjësve në shërbimet e kontrollit të pasagjerëve dhe bagazheve për punonjësit e tyre kërkojnë një rritje deri në 20 euro, nga 14 euro aktuale. Punëdhënësit ofrojnë një rritje prej 6.5 për qind.
Federata e Aeroporteve Gjermane (ADV) kritikoi ashpër “shpërthimet e habitshme” të sindikatave që, sipas tyre, po abuzojnë me aeroportet për luftën e tyre me punëdhënësit.
“Verdi sillet në mënyrë të papërgjegjshme, duke e ngritur konfliktin në përmasa të paarsyeshme”, kritikon ADV, duke vënë në dukje se vetëm më shumë se 200,000 pasagjerë do të preken nga greva e së martës.
Greva e javës së kaluar goditi aeroportet në Berlin, Këln dhe Dusseldorf.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












