Integrimi
BE: Kushti i gjermanishtes për bashkim familjar, i kundërligjshëm
Nga ky rregullim janë më të prekurit turqit, rusët dhe kosovarët. Ndërsa për shtetasit e vendeve të BE-së, të SHBA-së dhe shteteve tjera të zhvilluara ky kusht nuk vlen.
Bashkimi Evropian e sheh si ilegjitime pengesat që u bëhen bashkëshortë/eve duke u vënë si kusht kalimin e testit të gjuhës gjermane nëse duan bashkim familjar. Gjermania, duke kërkuar këtë kusht, bie në kundërshtim me udhëzimet që janë në fuqi në BE. Ky është qëndrimi i Komisionit të BE-së dhe në bazë të tij ky komision ka iniciuar një procedurë kundër Gjermanisë për shkelje të marrëveshjes, siç del nga përgjigjja që Qeveria Federale i ka dhënë një deputetit të të majtës.
Nga viti 2007, bashkëshortë/et mund të sigurojnë lejen e qëndrimit të rregullt në Gjermani, vetëm nëse mund të kuptohen në gjuhën gjermane së paku në nivel elementar. Këtë nivel të njohjes së gjermanishtes ata duhet ta dëshmojnë përmes një testi, para se të shkojnë në Gjermani. Nga ky rregullim janë më të prekurit turqit, rusët dhe kosovarët, thuhet në një artikull të gazetës “Badische Zeitung”. Ndërsa për shtetasit e vendeve të BE-së, pastaj të SHBA-së dhe shteteve tjera të zhvilluara ky kusht nuk vlen.
Sipas komisionit të BE-së këto teste të gjuhës përbëjnë shkelje të direktivës së BE-së për bashkimin familjar. Kjo direktivë përpiqet të bëjë lehtësimin e sjelljes së bashkëshort/eve dhe familjarëve tjerë. Ndërsa testi, i cili në rast të rezultateve negative shkakton anulimin e të drejtës për bashkim familjar, përbën shkelje të këtij udhëzimi.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë











