Kosova
Si e parashohin amerikanët marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë
Prestigjiozja amerikane “The Washington Post”, përmes një artikulli të publikuar me titullin “Trump fton për marrëveshje paqësore në “Rose Garden”, derisa pa zë punon për paqe mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar për përpjekjet e presidentit Trump dhe të administratës amerikane, për t’i ulur tensionet ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe arritjes së një marrëveshjeje paqësore përfundimtare, që do t’i jepte fund konfliktit ndërmjet dy vendeve, shkruan RTK, përcjell Albinfo.ch.
Kjo prestigjioze amerikane ka raportuar edhe për një takim që presidenti Thaçi ka pasur në muajin e kaluar me ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, i cili njihet si njeri i afërt i presidentit Trump.
“Presidenti Thaçi dhe unë biseduam për rëndësinë që të merren vendime afatgjata në vend të reagimeve afatshkurta. Jam i kënaqur që ai u pajtua dhe u zotua se do të punojë t’u jepet fund taksave që janë vënë tash vonë në produktet e Serbisë”, ka thënë ambasadori Grenell për “The Washington Post”.
Ndërsa, siç raporton ky medium amerikan, presidenti Thaçi është zotuar se do të angazhohet për ndryshimin e kursit në tarifat sanksionuese në të gjitha mallrat serbe, nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje finale paqësore me Serbinë.
Këtë e ka konfirmuar edhe vetë presidenti Thaçi në llogarinë e tij në rrjetet sociale, pas disa raportimeve kontroverse nëpër media, shkruan RTK, përcjell Albinfo.ch.
“Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e taksës për produktet serbe nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje finale paqësore me Serbinë, i kam thënë gazetës “The Washington Post”, duke kërkuar që SHBA-ja të marrë rol udhëheqës në koordinimin e inputit ndërkombëtar për Marrëveshjen Paqësore finale që do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia. Ndërgjegjja jonë na kërkon – dhe është detyrë e jona historike – që të bëjmë paqen të mundshme dhe të vërtetë”, ka shkruar Thaçi.
The Washington Post raporton edhe për letrat që presidenti Trump ia ka dërguar Thaçit dhe Vuçiqit dhe, sipas këtij mediumi amerikan, Shtetet e Bashkuara e shohin këtë hap të presidentit Thaçi, si hap të parë drejt dhënies fund të eskalimit “një për një”, që është zhvilluar në muajt e fundit dhe kthim potencial në atë që duket se është përpjekje më frytdhënëse në këtë dekadë drejt një marrëveshje paqësore.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih Akademikja shqiptare nis angazhimin me dy grupe studentësh në fushën e programimit në një nga universitetet... -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë -
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa













